By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maqedonia pret 75 milionë euro shtesë nga BE-ja dhe roaming me tarifa vendore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maqedonia pret 75 milionë euro shtesë nga BE-ja dhe roaming me tarifa vendore
Maqedoni

Maqedonia pret 75 milionë euro shtesë nga BE-ja dhe roaming me tarifa vendore

admin
Last updated: 28/11/2026 14:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 25 nëntor, Argument – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pret që vendi të përfitojë edhe 75 milionë euro shtesë në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, ndërsa qytetarët së shpejti pritet të përfitojnë edhe nga modeli evropian i roamingut me tarifa vendore.

Pas takimit me liderët evropianë në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Mickoski bëri të ditur se në bisedimet me homologët e rajonit, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, është diskutuar edhe për plotësimin e paketës financiare në kuadër të Agjendës së Reformave.

Sipas Mickoskit, Maqedonia e Veriut pret një rritje prej 10 për qind të shumës prej 750 milionë eurosh të paraparë tashmë, që nënkupton edhe 75 milionë euro shtesë.

Një tjetër çështje e rëndësishme e diskutuar ishte përfshirja e vendit në modelin evropian “Roam Like at Home”, i cili do t’u mundësojë qytetarëve të përdorin shërbimet e telekomunikacionit në vendet e Bashkimit Evropian me tarifa të njëjta si në vendin e tyre.

Mickoski theksoi se në këtë drejtim pritet zbatimi i plotë i projektit, ndërsa shtoi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë që ka përfunduar pjesën formale dhe teknike të procesit për përfshirjen në këtë model evropian.

Sa i përket procesit të integrimit evropian, kryeministri deklaroi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj realizimit të reformave, por kërkoi që procesi të mos kushtëzohet më nga çështjet dypalëshe, por të vlerësohet në bazë të meritave dhe rezultateve të arritura.

Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë t’i mbrojë argumentet e saj dhe mbetet e gatshme për dialog.

Më herët gjatë ditës, me rastin e mbërritjes në samit, Mickoski sqaroi se 75 milionë eurot shtesë do të vihen në dispozicion të vendit, por për shfrytëzimin e tyre do të duhet të përmbushen edhe detyrime shtesë.

Në lidhje me çështjet dypalëshe dhe ndryshimet kushtetuese, kryeministri përsëriti se qëndrimi i Qeverisë mbetet i pandryshuar. Ai tha se vendi është i gatshëm për bisedime, por fillimisht duhet të arrihet marrëveshje për Planin e Veprimit për Pakicat, për të cilin, sipas tij, 26 shtete anëtare nuk kanë vërejtje, ndërsa vetëm një shtet është kundër.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen: 338 milionë euro shtesë për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut
Next Article “Investoni në gjeneratat e reja të Shqipërisë”, Ambasadori Wendt me bizneset amerikane: Të krijohen kushte të barabarta konkurrence

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?