By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marinakis: Shenjat e para nga ana tjetër nuk janë të mira, nuk janë inkurajuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Marinakis: Shenjat e para nga ana tjetër nuk janë të mira, nuk janë inkurajuese
Maqedoni

Marinakis: Shenjat e para nga ana tjetër nuk janë të mira, nuk janë inkurajuese

admin
Last updated: 20/05/2024 15:43
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Athinë, 20 maj – E presim Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, të japë betimin solemn, t’i dëgjojmë qëndrimet, por shenjat e para nuk janë të mira, nuk janë inkurajuese. Ne i respektojmë marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, por presim para dhe mbi të gjitha, këtë ta bëjë pala tjetër, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavllos Marinakis në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina.

Në pyetjen e gazetarëve çka nëse pala tjetër nuk e bën atë që e pret Greqia, Marinakis theksoi se pasi që ta shohin qëndrimin zyrtar të Qeverisë së re, “do të veprojnë në mënyrë adekuate në bazë të interesave kombëtare”.

“Përsëris se, edhe pse flasim për marrëveshje të keqe të cilën na e imponoi Qeveria e kaluar, që në fillim thamë se jemi të detyruar ta respektojmë dhe do ta respektojmë, por kjo është detyrë që ka dy anë. Nëse kjo nuk ndodh nga ana tjetër edhe krahas asaj që në tërësi e kërkon bashkësia ndërkombëtare dhe të gjithë faktorët evropianë, të cilët qartë i mbrojnë qëndrimet tona, atëherë do t’i vlerësojmë veprimet tona”, sqaroi Marinakis dhe shtoi se në asnjë rast nuk do të shpejtojnë “siç dëshiron opozita”.

Zëdhënësi i Qeverisë greke foli edhe për memorandumet të cilët ende nuk janë ratifikuar në Parlament, për të cilët flitej se janë “armë negociuese” nga e cila nuk kanë ndërmend të heqin dorë.

“Ata që flasin për memorandume, le të shohin se çfarë shkruhet në memorandume. Një nga obligimet është edhe diskutimi për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Kur tashmë kishte progres në rastin e NATO-s, që do të thotë se ne kemi humbur një avantazh krahasues, tani duhet të ketë përparim në diskutimet për procesin integrues në Evropë, para se ata vetë të respektojnë emrin Maqedonia e Veriut, pra atë që ata quhen. Natyrisht ne jemi në pritje të palës tjetër, shenjat e para nuk janë të mira, nuk janë inkurajuese dhe siç tha kryeministri, ne respektojmë vazhdimësinë e shtetit, respektojmë marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, por presim që pala tjetër të bëjë këtë mbi të gjitha”, tha Marinakis.

Për deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, të dhënë të enjten, në të cilën tha se pret që së shpejti të takohet me Micotakis, në pyetjen e MIA-s për atë sa ka gjasa për një takim të tillë, Marinakis komentoi se fillimisht presin që të formohet Qeveria dhe për momentin nuk mund të thotë diçka konkrete.

Lidhur me qëndrimet e shprehura të Mickoskit tha se “të gjithë grekët i dëgjuam deklaratat” dhe e karakterizoi si “shaka pa shije”, edhe krahas këtyre deklaratave, “insistimin e SYRIZA-s opozitare të vijnë në votim në Parlamentin grek memorandumet nga Marrëveshja e Prespës”.

“Në momentet kur nuk është vetëm presidentja e Maqedonisë së Veriut, e kemi edhe kryetarin e VMRO-së që bën deklarata të tilla, ka një parti në Parlamentin grek dhe ajo është partia që është opozita kryesore, e cila duke dëgjuar këto deklarata, të cilat në thelb nuk respektojnë pikën e parë të Marrëveshjes së Prespës, pra si quhet shteti i Maqedonisë së Veriut, duan që ne t’i dorëzojmë të gjitha armët negociuese, të japim gjithçka, të nënshkruajmë gjithçka”, tha Marinakis.

Paralelisht i parashtroi pyetjen SYRIZAS “pse shpejtojnë?”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Pse duan ta çojnë vendin tonë në atë pikë sa e ka shkuar deri në fund, nga momenti kur pala tjetër nuk ka bërë as gjërat elementare. Është e pakuptueshme dhe sigurisht që nuk do t’i sjellim memorandumet”, theksoi zëdhënësi i qeverisë.

Lidhur me qëndrimet e dy deputetëve nga Demokracia e Re për anulimin eventual të Marrëveshjes, Marinakis në mënyrë kategorike theksoi se “një është dëshira e disave, ndërsa tjetër është çka do të bëjë Qeveria”, duke theksuar se qysh si opozitë qartë sqaruan se nëse marrëveshja ratifikohet do të duhet të zbatohet. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor
Next Article Mickoski në takim me Dreksklerin: Angazhimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë integrimi evropian, zhvillimi ekonomik dhe luftimi korrupsionit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?