By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marketet nga e premtja do t’i publikojnë çmimet në internet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Marketet nga e premtja do t’i publikojnë çmimet në internet
EkonomiMaqedoni

Marketet nga e premtja do t’i publikojnë çmimet në internet

admin
Last updated: 15/04/2025 12:18
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Marketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobiljeve nga e premtja do të duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve të tyre në ueb faqen zyrtare. Obligimi është në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve që hyjnë në fuqi më datën 18 të këtij muaji (e premte), pasi pas miratimit të tyre në Kuvend dhe publikimit në Gazetën Zyrtare më datë 4 të muajit të kaluar, Ministria e Ekonomisë, në afatin e caktuar prej 45 ditësh, duhet të përgatisë një Rregullore për mënyrën e publikimit të çmimeve të mallrave dhe të dhënave, që duhet të publikohen nga tregtar i vogël, i mesëm dhe i madh që kryejnë veprimtari tregtare me pakicë.

Në rregulloren theksohet se tregtari i vogël, i mesëm dhe i madh që kryen veprimtari tregtare me pakicë në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive i publikon çmimet e mallrave që plason në treg në ueb faqen e tyre në mënyrë të qartë dhe të qasshme, përmes një pjese të veçantë të ueb-faqes së tregtarit të dedikuar për çmimet (Çmimore).

Çmimet e publikuara duhet të jenë të disponueshme pa pasur nevojë për regjistrim ose hyrje shtesë. Çmimet e mallrave (çmimi aktual i shitjes, çmimi për njësi, çmimi promocional ose me zbritje) për secilën pikë të shitjes të tregtarit publikohen në ueb – faqen e internetit në përputhje me me paragrafin (1) të këtij neni dhe përmbajnë të dhënat e përcaktuara në Shtojcë, e cila është pjesë përbërëse e kësaj rregullore.

Nëse nga ana e tregtarit ofrohen çmime promocionale ose me zbritje, çmimi i rregullt, në ueb – faqen e internetit të tregtarit, duhet të shënjohet çmimi i rregullt, përqindja dhe shuma e reduktimit, si dhe kohëzgjatja e promocionit ose zbritjes.

Siç është theksuar në Rregulloren, tregtarët duhet të përditësojnë çmimet e mallrave në baza ditore, respektivisht çdo ditë deri në orën 10:00.

Në rast të gabimit teknik padashje në përditësiin e çmimeve dhe mallrave, tregtari duhet ta korrigjojë gabimin në afat prej 24 orëve.

 

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski javën e kaluar deklaroi se me ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve sigurojet transparencë e çmimeve sepse marketet e vogla, të mëdha dhe të mesme do të duhet t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Kjo do t’u japë mundësi blerësve të vendosin se nga do të blejnë”, deklaroi Risteski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Risteski theksoi se ky është një model izraelit për kontrollin e çmimeve të produkteve që aplikohet në Izrael, Itali dhe Kroaci.

Një nga mundësitë e reja për kontrollin e çmimeve, siç tha, është ndryshimi i Ligjit për kundërvajtje, ku përveç gjobës prej 500 deri në 10 mijë euro, varësisht nga madhësia e marketeve, është vendosur edhe një masë më rigoroze e mbylljes së marketit për 15 ditë. Përveç kësaj, në mënyrë operative funksionon edhe Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili punon me përkushtim që nga janari, pasi që kanë filluar obligimet e tij ligjore dhe kompletohet në drejtim të kontrollit të kontratave ndërmjet furnitorëve dhe tregtarëve me shumicë dhe pakicë”, tha Risteski.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai vlerësoi gjithashtu se masa për kufizimin e marzhit bruto të fitimit për festat e fundvitit po jep rezultate dhe ka deflacion prej 1,3 për qind krahasuar me muajin paraprak dhe ulje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve bazë prej tre për qind.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet
Next Article SKV u zbulua tek 28.5 për qind nga 1031 të anketuar në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?