By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marsh protestues të premten në Sllupçan në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Marsh protestues të premten në Sllupçan në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së
Maqedoni

Marsh protestues të premten në Sllupçan në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

admin
Last updated: 29/09/2026 11:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 shtator, argument.mk/ – Në emër të Këshillit organizativ u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në Marshin protestues të premten me 2 tetor 2026, në orën 18.00 në Sllupçan sheshi ”Dëshmori i kombit Beqir Sadiku”, thuhet në njoftimin e Këshillit për protestën.

“Ky marsh organizohet si shprehje publike e kundërshtimit ndaj vendimit të padrejtë të Dhomave të specializuara ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

U bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare, pa dallim, që t’i bashkohen marshit. Kjo nuk është çështje e një partie apo grupimi politik, por një çështje që prek një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët.

Ftojmë familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, Bashkësinë Fetare Islame, studentët, profesorët, akademikët, intelektualët, artistët, veprimtarët, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët liridashës që dëshirojnë ta shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë paqësore.

Ftojmë shqiptarët liridashës nga të gjitha vendbanimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të bashkohemi në Sheshin “Skënderbeu”.

Marshi ynë do të jetë paqësor, qytetar dhe dinjitoz. Kërkojmë nga çdo pjesëmarrës të kontribuojë që ai të zhvillohet me qetësi, maturi dhe respekt për rendin publik”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin

Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë

Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë

Hedhim ushqimi me vlerë triliona dollarë, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: Punimet për rrugën e re në Reçicë të Vogël janë drejt fundit
Next Article Mickoski: Nuk duhet ta akuzojmë Brukselin, qeveria e mëparshme ka vënë nënshkrim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Christophe Le Rigoler: Interpretimet e ndryshme të historisë nuk duhet të ushqejnë nacionalizmin
Maqedoni TOP LAJM
Mbi 6 milionë euro tatime të papaguara në Tetovë
Maqedoni
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi
Shqipëri
Ndalesa e hyrjes së deputetit Georgiev, Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?