By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: `Marshi për Liri` më 12 shtator, PDK mban mbledhje koordinuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > `Marshi për Liri` më 12 shtator, PDK mban mbledhje koordinuese
Kosovë

`Marshi për Liri` më 12 shtator, PDK mban mbledhje koordinuese

admin
Last updated: 31/08/2026 18:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 31 gusht argument.mk/ – Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të përbashkët të Grupit Parlamentar, Kryesisë së Partisë dhe kryetarëve të degëve, me qëllim të koordinimit dhe organizimit për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të çlirimtarëve.

Në takim është diskutuar për angazhimin organizativ dhe mobilizimin e strukturave të PDK-së në të gjitha degët, në mënyrë që pjesëmarrja në Marsh të jetë sa më e gjerë dhe dinjitoze.

PDK vlerëson se Marshi për Liri ka rëndësi të veçantë kombëtare dhe qytetare, si shprehje e respektit për luftën çlirimtare, sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Gjatë mbledhjes është theksuar nevoja që të gjitha strukturat e partisë të kontribuojnë në informimin dhe organizimin e qytetarëve që dëshirojnë t’i bashkohen Marshit, duke ruajtur karakterin qytetar, paqësor dhe gjithëpërfshirës të tij.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, mbështetja për çlirimtarët është edhe mbështetje për historinë e drejtë të luftës së UÇK-së dhe për vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria dhe shteti i Kosovës.

PDK pret që më 16 shtator drejtësia të triumfojë dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen të pafajshëm dhe t’i kthehen Kosovës, familjeve dhe qytetarëve të saj.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander
Next Article Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?