By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander
Sport

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

admin
Last updated: 31/08/2026 18:31
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Real Madrid e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit nëntëmbëdhjetë vjeçar Sergio Martinez nga Racing Santander.

Klubi madrilen do të paguajë rreth tre milionë euro, që është shuma e përcaktuar në klauzolën e lirimit të lojtarit.

“Real Madridi do ta paguajë shumën e plotë të përcaktuar në klauzolën e lirimit të futbollistit”, ka njoftuar Racing Santander përmes rrjeteve sociale.

Martinez tërhoqi vëmendjen që në ndeshjen hapëse të sezonit në La Liga, kur shënoi gol për Racing Santanderin kundër Villarrealit.

Megjithatë, mesfushori spanjoll nuk pritet të jetë menjëherë pjesë e ekipit të parë të Real Madrid. Ai fillimisht pritet të luajë për ekipin rezervë të klubit, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij.

Transferimi i Martinezit është pjesë e strategjisë së Real Madridit për të investuar te futbollistët e rinj dhe me potencial të madh për të ardhmen.

Klubi madrilen ka bërë disa përforcime gjatë kësaj vere, përfshirë edhe transferimin rekord të Yan Diomandes.

Real Madridi po kërkon të rikthehet te trofetë e mëdhenj, pasi ka kaluar dy sezone pa fituar një trofe madhor. Nën drejtimin e Jose Mourinhos, skuadra e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në La Liga, me tri fitore në tri ndeshje.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Anis Mehmeti refuzon ofertën e radhës, objektivi i tij është Liga Premier

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dëshmitë rrënqethëse të dy të moshuarave që panë me sy vdekjen nga vrasësi serik në Kumanovë
Next Article `Marshi për Liri` më 12 shtator, PDK mban mbledhje koordinuese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?