By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masa të ashpra në parandalimin e emigracionit të parregullt!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Masa të ashpra në parandalimin e emigracionit të parregullt!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Masa të ashpra në parandalimin e emigracionit të parregullt!

admin
Last updated: 20/11/2024 17:33
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Në konferencën e shtatë ministrore në Budapest, u miratua Plani për aksion i Procesit të Budapestit 2025-2030. Plani përfshin gjashtë qëllime prioritare, mes të cilave parandalimin e emigracionit të parregullt dhe luftën kundër konttrabandimit të emigrantëve dhe tregtinë me njerëz. Në këtë konferencë ka qenë pjesëmarrës edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Panço Toshovski, i cili e ka cilësuar emigracionin si sfidë evropiane. Megjithatë, edhe vendi ynë ka qenë korridor përmes të cilët numër i madh i emigrantësh kanë përfunduar në vendet evropiane, shkruan Zhurnal.

Toshkovski: Emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane –

Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, ka marr pjesë në Konferencën e shtatë ministrore në Budapest, ku u miratua Plani për aksion i Procesit të Budapestit 2025-2030. Plani përfshin gjashtë qëllime prioritare, mes të cilave parandalimin e emigracionit të parregullt dhe luftën kundër konttrabandimit të emigrantëve dhe tregtinë me njerëz.

Siç theksojnë nga MPB, në fjalimin e tij, minsitri Toshkovski theksoi se vendet duhet të jenë të qarta në politikën e vet të emigracionit dhe se emigracioni është sfidë evropiane që kërkon përgjigje evropiane.

“Pakti për azil dhe emigracion është rruga përpara edhe për vendet anëtare të Unionit, por edhe për ne, aspirantët të cilët – herë do kur – do të duhet ta zbatojmë apo ta sigurojmë zbatimin e tij”, potencoi minsitri Toshkovski.

Toshkovski shfaqi shpresë se Procesi i Budapestit do të vazhdojë të rritet me respektim të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjessë personave të ndjeshëm. Ai realizoi takime bilaterale me sekretaren shtetërore të Zvicrës, kristin Shraner Burgener, dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Pakistanit, Sajed Mohsin Raza Nakvi, ku u shqyrtuan hapat e ardhshëm për bashkëpunim në luftën kundër emigracionit ilegal.

Migrimi është proces i pandalshëm por duhet të jetë i kontrolluar –

Migrimi është një proces dinamik dhe kompleks mbi të cilin është e vështirë të vendoset kontroll nëse nuk ka bashkëpunim të vendeve evropiane.

“Partneriteti dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet vendeve është thelbësor. Pas krizës së migracionit të vitit 2015, e cila u ndje në shkallë globale, mund të them se migrimi është në agjendën socio-politike të shumë vendeve. Maqedonia e Veriut është një vend tranzit. Emigrantët vijnë përmes vendeve fqinje, Bullgarisë dhe Greqisë. Po flasim për njerëz kryesisht nga kategoritë e cenueshme që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, shpjegoi Bojmacaliev. Në të njëjtën kohë, ai tha se nevojitet një përgjigje evropiane në drejtim të shtypjes së migracionit të paligjshëm”, pati deklaruar Mitko Bojamaciliev.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Giorgia Melonyt për akomodimin e emigrantëve nga Italia në Shqipëri është pjesë e përgjigjes së përbashkët evropiane në luftën kundër migracionit të paligjshëm.  Ai përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përballjes së krizës së migracionit në rajon në mënyrë të koordinuar dhe humane, dhe aq më tepër, tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përballjen me sfidat globale që lidhen me migracionin.

Bojamaciliev pati thënë se ne si shtet kemi pasur kapacitete të dobëta për ta luftuar këtë fenomen, por që nga viti 2015, pas një sërë masash dhe aktivitetesh, arritëm të bëhemi lider në luftën kundër migracionit në nivel rajonal. Këtu, nënshkrimi i Marrëveshjes me FRONTEX, Agjencinë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare, ishte me rëndësi të madhe për ne, si marrëveshje e parë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë që, aksionet për shkatërrimin e grupeve që kanë organizuar trafikimin e emigranteve. Ndër të fundit ka qenë shkatërrimi i një grupe të organizuar nga shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe emigrantë nga Lindja e Mesme të cilët kanë trafikuar emigrantë nga Greqia për në Serbi. Brenda strukturave të grupit kriminal ka edhe një polic.

“Hetimi kundër grupit të organizuar kriminal ndaj 13 personave ka filluar nga muaji maj dhe ka përfunduar në tetor. Janë bastisur 11 lokacione në territorin e Shkupi, ndërsa janë arrestuar 9 persona në mesin e tyre edhe një polic. Dy persona të tjerë janë në arrati, ndërsa dy të tjerë nga grupi kriminal ndodhen në paraburgim si të arrestuar paraprakisht mbi dyshimet për kontrabandë me emigrantë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar: telefona celularë, karta SIM, vetura, para, armë (pushkë dhe pistoleta) dhe fletëpagesa të transferimit të parave”, patën njoftuar nga MPB.

Fitimi në kohë krizash, nga njerëzit që ikin nga vendet e tyre si pasojë e luftërave përpos që si vepër është e ndëshkueshme penalisht, është edhe akt jo njerëzor që nuk u shkon përshtati njerëzve që së paku kanë ndjenja etike e humane. Nëse nuk mund t’i ofrohet ndihmë emigranteve të paktën nuk duhet të dëmtohen. /Zhurnal.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
Next Article Për shkak të mungesës së naftës, është reduktuar transporti me autobus në Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?