By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor
Ekonomi

Masa të reja për ndërtimet pa leje, akti normativ synon të disiplinojë më shumë punën në këtë sektor

admin
Last updated: 24/10/2025 18:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Akti normativ i qeverisë për ndërtimet pa leje u miratua këtë të premte në Komisionin e Ligjeve, ku u diskutua për nevojën dhe urgjencën për këto ndryshime ligjore.

“Kush është urgjenca për këto 3 ndryshime në ligje të rëndësishme, një pjesë edhe duhen, por cila është ajo që nuk erdhi si një iniciativë legjislative nga qeveria, ne të merrnim kohën të diskutonim? Këtij parlamenti sot i ka ikur kompetenca, ne sot duhet të tundim kokën ose të çohemi në këmbë”, tha deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

“Nevoja në vetvete ka qenë sepse nga verifikimi i bërë është akumuluar një eksperiencë i zbatimit të lejeeve të dhëna në territor ose veprimtari të paligjshme që ka akumuluar një sasi shkeljes që shkon ën mbi 30-40% të asaj që do të kishte qenë norma e drejtë e zbatimit të akteve të lëshuara. Nevoja është bazuar në këto të dhëna që janë mbledhur në kohë. Në gusht-shtatorin e këtij viti kishim një qartësi për këtë marzh shkeljesh dhe kërkonte një adresim me akt normativ, të shpejtë”, tha zëvendësministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Enkelejda Muçaj.

“Ndërhyrja për nevojën dhe urgjencën është për faktin se u evidentuan shkelje të rënda për metër katrorët e shtuar gjatë realizimit. Urgjenca është te mbrojtja e blerësit. Raste flagrante ku ju ishin shitur blerësit”, tha Adelajda Gjoka nga Agjencia për Zhvillimin e Territorit.

Ato objekte që janë pa leje, ose do të shemben, ose do të konfiskohen dhe do të përdoren për strehim social.

“Parashikohet ose prishja e këtyre objekteve ose konfiskimin për interes publik për strehim social. Ato që janë ndërtuar 10% më shumë se leja. Kjo është një sfidë. Ne duam, të parandalojmë këto sjellje në të ardhmen”, tha Muçaj.

Sipas aktit normativ, do të ketë 7 faza kontrolli për t’u siguruar që godina është ndërtuar sipas lejes së dhënë dhe se në fund do të jepet një certifikatë përdorimi. Detyrë për të mbikëqyrur punimet do të ketë edhe arkitekti.

Sipas qeverisë, nuk do të ketë një akt përfundimtar të cerifikimit të ndërtimit  dhe nuk do të ketë lidhje të kontratave të ujit dhe energjisë, pa u përmbushur këto kërkesa./vizionplus.tv

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Sa përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga panelet solare dhe turbinat e erës

Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh

Trump: Tregjet e aksioneve amerikane janë ‘më të forta se kurrë më parë’ falë tarifave

“Të varfër”, gjysma mezi e shtyn muajin!

INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çmimi i ri i energjisë për makinat elektrike, zv ministri: Do ndikojë vetëm në një kategori klientësh
Next Article Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?