By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Masakra me 3 të vrarë në Gjilan, dy vëllezërit u qëlluan me plumba, njëri prej tyre pas kokës! Biseda mes autorëve e viktimave para krimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Masakra me 3 të vrarë në Gjilan, dy vëllezërit u qëlluan me plumba, njëri prej tyre pas kokës! Biseda mes autorëve e viktimave para krimit
Maqedoni

Masakra me 3 të vrarë në Gjilan, dy vëllezërit u qëlluan me plumba, njëri prej tyre pas kokës! Biseda mes autorëve e viktimave para krimit

admin
Last updated: 14/08/2025 17:09
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Përpos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe i dyshuari për fajde, edje dy djemtë e Mefail Shkodrës, të cilët janë ende në arrati, janë plagosur nga përplasja me armë.

Mefail Shkodra raportohet se nuk ka pasur pasoja, ndërsa djali i tij, Engjëll Shkodra ka pësuar lëndime.

Ai ka plagë në njërin krah, por ende nuk dihet kush e qëlloi. Ndërkohë djali tjetër i tij, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë.

Pamjet tregojnë se ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.

Image

Si shpërtheu konflikti?

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha.

Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person.

Por gjithçka merr një kthesë të errët në një takim të thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja.

Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.

“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.

“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.

“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune Të zatetem me të”, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.

“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.

Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona.

Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij. Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit.

Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmond Hasanit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal.

Ai çohet për të kontaktuar policinë. Sipas burimeve, Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës –për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili.

Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Kush janë viktimat?

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Burime të afërta bëjnë të ditur se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.

Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës.

Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt.

Konflikti që përfundoi tragjikisht nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.

Aktualisht, Bujar Hoxha po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është e stabël.

Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pritet garë e ‘fortë’ për Prishtinën, këto janë listat e plota për Kuvendin Komunal
Next Article Miratohet Udhëzimi Administrativ për vitin e ri shkollor, më 1 shtator nis mësimi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?