By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MASH: Aftësitë e fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike do të mund të validohen përmes Qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MASH: Aftësitë e fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike do të mund të validohen përmes Qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim
Maqedoni

MASH: Aftësitë e fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike do të mund të validohen përmes Qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim

admin
Last updated: 13/02/2026 15:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 shkurt – Krahas funksionimit si institucione arsimore për arsimin e mesëm të detyrueshëm, nga sot do të mund të validojnë edhe njohuritë dhe aftësitë e popullsisë më të rritur, të fituara përmes mësimit joformal dhe përvojës praktike, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH-i informoi se 19 këshilltarë për arsim joformal dhe mësim nga përvoja dhe 20 vlerësues nga Qendrat rajonale për arsim profesional dhe trajnim në Manastir, Tetovë, Kumanovë, Veles, Ohër, Strumicë dhe Shtip, e përfunduan me sukses trajnimin që gjatë periudhës së kaluar u realizua nga ana e Qendrës për Arsimin e të Rriturve.

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ata sot morën certifikatat me të cilat do të mund të validojnë njohuritë dhe aftësitë e qytetarëve më të rritur.

Ministrja e Arsimit dhe Shkenëcës, Vesna Janevska theksoi se ky është edhe një dëshmi për funksionimin e suksesshëm të Qendrave rajonale për arsim profesional dhe trajnim.  

“Në të ardhmen, të gjithë qytetarët që do të dëshirojnë të marrin një dokument formal për njohuritë dhe aftësitë e fituara ndër vite jashtë shkollës do të mund ta bëjnë këtë në njërën nga shtatë qendrat. Certifikata që do të marrin do t’u shërbejë për avancim të mëtejshëm profesional dhe në karrierë”, theksoi ministrja Janevska. 

MASH thekson se kjo risi është përcaktuar në Ligjin për arsimin e të rriturve. Përveç validimit të arsimit joformal, Qendrat Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim do të zhvillojnë edhe procese rikualifikimi dhe kualifikimi shtesë të punëtorëve.

You Might Also Like

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!

VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së

Vetëm një shqiptare në mesin e fituesve të “Unazës së Inxhinierit” në RMV

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prindi e rrahë të miturin pas sherrit mes fëmijëve në një shkollë të Gostivarit
Next Article Galaja e Festës së Pranverës zgjon interes tek publiku brazilian.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?