By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MASH: Partneriteti me të rinjtë, çelësi i së ardhmes së shtetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MASH: Partneriteti me të rinjtë, çelësi i së ardhmes së shtetit
Maqedoni

MASH: Partneriteti me të rinjtë, çelësi i së ardhmes së shtetit

admin
Last updated: 12/08/2026 12:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës uron Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – 12 Gushtin, duke theksuar se të rinjtë janë burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe për këtë arsye avokon që ata të jenë në fokus të politikave dhe reformave arsimore.

“Të rinjtë janë shtylla e zhvillimit shoqëror, ndërsa njohuritë, kreativiteti dhe energjia e tyre përbëjnë investimin më të madh në të ardhmen e shtetit. Prandaj, në mënyrë të vazhdueshme punojmë për krijimin e më shumë dhe mundësive më cilësore për arsimim, zhvillim personal dhe realizim profesional të brezave të rinj në vendin e tyre”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Me rastin e 12 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmon edhe një herë përkushtimin e saj që të rinjtë të jenë në fokus të politikave arsimore dhe reformave, si burimi më i rëndësishëm për zhvillimin e shtetit.

“Me përkushtim punojmë për përforcimin e standardit të nxënësve dhe studentëve, përmes masave që sigurojnë kushte më të mira për mësim dhe mbështetje për çdo të ri. Investojmë në përmirësimin e infrastrukturës arsimore, digjitalizimin e procesit arsimor, programe dhe tekste shkollore cilësore, si dhe në krijimin e mjedisit që nxit dijen, inovacionin dhe kreativitetin, por edhe respektin, tolerancën dhe unitetin”, qëndron në kumtesë.

Vëmendje të veçantë theksojnë i kushtojnë mbështetjes së nxënësve dhe studentëve të talentuar, sepse besojmë se çdo i ri duhet të ketë mundësinë të realizojë potencialin e tij të plotë. Që nga viti i kaluar, një sërë masash të reja stimuluese janë bërë pjesë e sistemit të mbështetjes për të rinjtë e talentuar, të cilët përfaqësojnë shtetin në garat e mëdha ndërkombëtare.

Në hartimin e politikave arsimore MASH njofton se ka bashkëpunim të shkëlqyer me organizatat e nxënësve dhe studentëve. Qëndrimet, idetë dhe propozimet e tyre janë pjesë e rëndësishme e procesit të marrjes së vendimeve, ndërsa shumë prej kërkesave të tyre tashmë janë shndërruar në masa dhe aktivitete konkrete sistemore. Kjo qasje partneriteti do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse politikat më të mira krijohen së bashku me të rinjtë.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MF: 2.9 milionë euro për investimet e kompanive, mbështetje e re për ekonominë nga huaja hungareze
Next Article Tahiri: Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit janë shkelur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?