By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MASH: Testimi TIMMS tregoi se nevojiten ndryshime të mëdha në arsim që të mund nxënësit t’i përmirësojnë njohuritë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MASH: Testimi TIMMS tregoi se nevojiten ndryshime të mëdha në arsim që të mund nxënësit t’i përmirësojnë njohuritë
Maqedoni

MASH: Testimi TIMMS tregoi se nevojiten ndryshime të mëdha në arsim që të mund nxënësit t’i përmirësojnë njohuritë

admin
Last updated: 04/12/2024 12:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Në matematikë nga 58 vende, nxënësit tanë janë në vendin e 44-të. Në shkenca natyrore jemi tre vende më poshtë, gjegjësisht në vendin e 47-të. Këto janë rezultatet e testimit të fundit ndërkombëtar TIMSS që u realizua në vitin 2023, për herë të pestë në vendin tonë. U testuan nxënësit e klasës së katërt, në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe dhe për herë të parë në mënyrë elektronike.

Edhe ky studim krahasues ndërkombëtar tregoi se sistemi ynë edukativo-arsimor ka nevojë për ndryshime të mëdha, në mënyrë që nxënësit tanë të përmirësojnë njohuritë e tyre. Prandaj, veprojmë në të gjitha segmentet e arsimit, duke filluar nga arsimi fillor gradualisht dhe në konsultim me të gjitha palët e interesuara.

Kemi paralajmëruar dhe në një numër të madh të shkollave po realizojmë qëndrimin e zgjatur në shkollë, si mundësi për më shumë aktivitete mësimore dhe jashtë mësimore përvetësim më të mirë të materialit, përvetësim të aftësive të reja, zhvillim interesash. Nëpërmjet procesit të optimizimit, ndërtojmë rrjet efiçent shkollor që do të çojë në suksesin më të mirë të nxënësve me përdorimin racional të burimeve. Po reformojmë arsimin e mesëm -gjimnaz , po zgjerojmë konceptin e arsimit dual si dhe po zhvillojmë qendra të reja rajonale për arsim profesional dhe trajnim. Mësimdhënësit vazhdojnë me trajnime serioze, sepse ata janë themeli i të gjithë sistemit edukativo-arsimor.

Përmirësimi i rezultateve të shtetit në testimet ndërkombëtare do të vijë vetëm si rezultat i përmirësimi real të cilësisë i të gjithë sistemit edukativo-arsimor dhe jemi duke punuar vazhdimisht për këtë.

TIMSS (Trends International Mathematics and Science Study) është studim ndërkombëtar në të cilin maten arritjet e nxënësve në matematikë dhe në grupin e lëndëve natyrore (shkenca natyrore, fizikë, kimi, biologji), si dhe faktorët të cilët ndikojnë në ato arritje.

Në nivel ndërkombëtar, Singapori mban vendin e parë në matematikë poashtu edhe në shkencë.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Unaza e Tiranës hapet për qarkullimin e automjeteve më 31 dhjetor
Next Article Propozimi i buxhetit për vitin 2025 në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?