By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Unaza e Tiranës hapet për qarkullimin e automjeteve më 31 dhjetor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Unaza e Tiranës hapet për qarkullimin e automjeteve më 31 dhjetor
Shqipëri

Unaza e Tiranës hapet për qarkullimin e automjeteve më 31 dhjetor

admin
Last updated: 04/12/2024 12:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autoriteti Rrugor Shqiptar, (ARRSH) njoftoi se, Unaza e Tiranës do të hapet për qarkullimin e automjeteve me 31 dhjetor, ndërsa punimet e tjera plotësuese do të vazhdojnë edhe përgjatë vitit 2025.

Sipas ARRSH-së, ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, po merr pamjen e saj të plotë dhe ky është një investim që do të lehtësojë trafikun në rrugët interurbane.

Përgjegjësi i Menaxhimit të Kontratave Gëzim Noni në një intervistë për Tv Klan foli rreth punimeve në secilin lot të këtij projekti, ku po punohet me ritme të shtuara.

Sipas tij, aktualisht ekipet po punojnë me ritme të shpejta në 6 nga 7 lotet e saj, për të qenë gati në fund të këtij viti.

“Ndërsa loti 2, që nis pas Urës së Tiranës në drejtim të Paskuqanit, ka përfunduar, në lotet 6 dhe 7, në afërsi të Freskut, po hidhen shtresat asfaltike. Shumë shpejt asfalti do të nisë të hidhet edhe në lotin 4”, tha Noni.

Në këtë aks janë ndërtuar edhe rrugë dytësore të cilat lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë, një shpejtësi e kufizuar kjo në projektim, siç shpjegojnë ekspertët e ARRSH, për shkak të shumë hyrje-daljeve.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor pritet të gjallëroj më shumë jetën e komuniteteve dhe të rrisë vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve.

You Might Also Like

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin

Qëndistaria, zanat drejt humbjes, tradita e veçantë ruhet në Gjirokastër vetëm nga pak gra

Çfarë e shkaktoi shpërthimin?/ Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Linjë ajrore nga Shkupi në Paris me “Izi xhet” vitin e ardhshëm
Next Article MASH: Testimi TIMMS tregoi se nevojiten ndryshime të mëdha në arsim që të mund nxënësit t’i përmirësojnë njohuritë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?