By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Maturantët defilojnë në Strugë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Maturantët defilojnë në Strugë
Maqedoni

Maturantët defilojnë në Strugë

admin
Last updated: 21/05/2025 21:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 21 maj – Pavarësisht reshjeve të shiut, maturantët e gjimnazit “Ibrahim Temo” në Strugë nuk hoqën dorë nga parada e tyre tradicionale. Një aktivitet që nuk simbolizon vetëm mbylljen e një etape të rëndësishme, por edhe përfshirjen në një proces rajonal më të gjerë.

“Parada është një cikël që zhvillohet në Evropën Juglindore, me fillesë në Slloveni. Ne i jemi bashkuar këtij procesi prej disa vitesh. Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike, vendosëm ta realizojmë. Kisha dëshirë që ta finalizonim në një ditë si kjo, duke i uruar maturantëve sukses dhe plot dashuri.”, – theksoi profesori, Blerton Raveni.

Ky aktivitet u realizua me përkushtim nga të gjithë dhe pa asnjë pengesë, as nga shiu i ditës.

“Sot është një ditë me shi, por gjimnazistët e “Ibrahim Temos” nuk e ndalën aktivitetin e tyre të përvitshëm për paradën. Kështu që, kur dëshirojnë të bëjnë diçka, nuk besoj se ka gjë që mund t’i ndalë. Ju uroj maturantëve suksese.”, – u shpreh drejtoresha, Besime Jonuzi.

Me entuziazëm dhe emocione të përziera, vetë maturantët rrëfyen përjetimet e tyre në këtë ditë të veçantë.

“Sot shënojmë një ditë shumë të lumtur për ne maturantët. Edhe pse është fundi, ne e përfunduam në mënyrën më të bukur. E kryem paradën edhe pse me shi dhe doli me sukses. Nesër na pret matura, e më pas shpresojmë për një të ardhme më të ndritur.”, – tha një maturant.

“Sot për ne është një ditë shumë e bukur, gëzojmë titullin “Maturant”. Mendoj të studioj në Shkup.”, – u shpreh një maturant tjetër.

Ky aktivitet i veçantë, edhe këtë vit, dëshmoi se motivimi dhe përkushtimi i të rinjve janë më të mëdha se çdo pengesë moti.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Adelina Ismaili vihet në siklet ndërsa pyetet nga dëgjuesi i radios se si i ka raportet me Leonora Jakupin?
Next Article LSDM: Qeveria duhet të tregojë trasparencë në lidhje me marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?