By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbërrijnë 22% e votave nga diaspora, kreu i KQZ: Mbi 42 mijë fletëvotimi kanë ardhur në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbërrijnë 22% e votave nga diaspora, kreu i KQZ: Mbi 42 mijë fletëvotimi kanë ardhur në Tiranë
Shqipëri

Mbërrijnë 22% e votave nga diaspora, kreu i KQZ: Mbi 42 mijë fletëvotimi kanë ardhur në Tiranë

admin
Last updated: 27/04/2025 13:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Votimi me postë për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit ka hyrë në një fazë vendimtare, teksa afati i fundit për dorëzimin e fletëve të votimit është data 11 maj 2025, ora 19:00.

Deri tani, janë mbi 193 mijë zarfe të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi janë kthyer rreth 22% e tyre, që përkthehet në afërsisht 42,600 fletë votimi të mbërritura.

Kreu i KQZ ka bërë apel për pjesëmarrje sa më të lartë dhe ka rikujtuar afatet ligjore për emigrantët. Çdo votë që mbërrin pas datës 11 maj, ora 19:00, do të shpallet e pavlefshme.

Votat e ardhura nga diaspora do të administrohen dhe numërohen në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë.

KQZ ka njoftuar në mënyrë të vazhdueshme votuesit jashtë vendit, sidomos ata nga Greqia, përmes e-mailit dhe mesazheve telefonike, për të kontrolluar statusin e dërgesës së zarfit të votimit të dërguar përmes postës. Në rast se votuesit nuk ndodhen në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dorëzohet në pikën më të afërt postare.

Për të lehtësuar këtë proces, disa zyra postare do të punojnë me orar të zgjatur dhe do të ofrojnë shërbim edhe gjatë fundjavës.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Dhunuan djalit e Mhill Fufit, nen hetim dhe dy persona te tjere
Next Article S’ka normalitet pa drejtësi dhe të vërtetën për të zhdukurit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?