By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve
Maqedoni

Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

admin
Last updated: 04/05/2025 15:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 maj – Ndërkohë që seanca përgatitore dhe dëgjimit të argumenteve pro dhe kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është caktuar për më 19 qershor, ka mbërritur mendimi miqësor nga Komisioni i Venecias. Gjykata Kushtetuese i ka dërguar dy pyetje këtij komisioni:

Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike, pra në organet shtetërore dhe Institucionet publike?
Në nivel qendror(veçanërisht për kriteret që rregullojnë përdorimin e gjuhëve të pakicave në të gjithë territorin e shtetit),
Në nivel lokal (njësitë e vetëqeverisjes vendore)
Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve në procedurat gjyqësore dhe në sistemin gjyqësor në përgjithësi?

Në përgjigje prej 12 faqesh të Komisionit të Venecias, i cili i cilëson abstrakte pyetjet, duke arsyetuar se edhe përgjigjet e tij nuk mund të jenë të prera me thikë, thuhet se, sipas standardeve, Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjuhësor.

Pika 52 e konkluzionit të Mendimit të Komisionit të Venecias
52. Komisioni i Venedikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Demokracisë dhe Dinjitetit Njerëzor DGII arrijnë në përfundimin se Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjyqësor të zbatohen plotësisht dhe të sigurojnë mbrojtje për gjykim të drejtë, duke përfshirë edhe fazat hetimore dhe paragjyqësore, kryesisht në kontekstin e procedurave penale.
Detyrimet që lidhen me procedurat penale, që synojnë garantimin e të drejtës për një gjykim të drejtë për të akuzuarin, përbëjnë thelbin e rregullores mbi përdorimin e gjuhëve të minoriteteve në gjyqësor. Megjithatë, këto janë standarde minimale dhe asgjë nuk e pengon Shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat gjyqësore, me kusht që kjo të mos pengojë administrimin e duhur të drejtësisë. Nëse bëhet një zgjedhje e tillë, është edhe më thelbësore të sigurohen burime të mjaftueshme financiare që lejojnë zbatimin e dispozitave ligjore”
Në mendimin e Komisionit të Venecias thuhet gjithashtu se nëse një i pandehur në procedurat penale nuk e kupton gjuhën shtetërore të përdorur në gjykata, zbatohen standardet ligjërisht të detyrueshme të KEDNJ-së (përveç dispozitave të Kartës), ndërsa nëse një i pandehur në procedurat penale e kupton gjuhën shtetërore, por dëshiron të shprehet në “gjuhën që është emocionalisht më e afërt” me të, zbatohet Neni 9 i Kartës (nëse Shteti e ka ratifikuar Kartën).
Komisioni i Venecias në vitin 2019 kishte dhënë vlerësim për ligjin e gjuhëve i cili ishte miratuar në vitin 2018, në të cilin thuhej se disa përcaktime të këtij ligji, “tejkalojnë standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Deklaratën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”.

Raporti i Komisionit të Venecias i vitit 2019
“Ligji i vitit 2018 në mënyrë të theksuar avancon përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, në organet publike. Por, në fusha të caktuara, ligji shkon shumë larg duke i imponuar institucioneve publike detyrime joreale, në veçanti në procedurat gjyqësore. Obligimet janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar”

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pajaziti: Atmosfera politike ndikon në frikën e qytetarëve për sigurinë e tyre
Next Article Troshanovski: Të ndryshohet skenari në kuadër të negociatave me BE-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?