By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 1,200 raste të kalimit ilegal të kufirit, zbulohen edhe rrjete të trafikimit të emigrantëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 1,200 raste të kalimit ilegal të kufirit, zbulohen edhe rrjete të trafikimit të emigrantëve
Maqedoni

Mbi 1,200 raste të kalimit ilegal të kufirit, zbulohen edhe rrjete të trafikimit të emigrantëve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor, Argument – Mbi 1.200 tentativa për kalim ilegal të kufirit janë parandaluar gjatë muajit tetor në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, policia ka zbardhur edhe dy raste të trafikimit të migrantëve, ku janë përfshirë 17 persona nga Afganistani dhe Egjipti. Për këto raste janë ngritur kallëzime penale ndaj katër personave.

“Gjatë muajit tetor janë zbardhur dy raste të trafikimit të migrantëve, në të cilat janë përfshirë gjithsej 17 persona, prej të cilëve 13 nga Afganistani dhe katër nga Egjipti. Për tri vepra penale janë ngritur kallëzime penale ndaj katër personave”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

-Dy raste të zbardhura
-17 migrantë të përfshirë
– Katër persona të kallëzuar penalisht

Nga ana tjetër, në kufijtë me vendet fqinje janë parandaluar 1.254 tentativa për kalim ilegal. Pjesa më e madhe e tyre janë regjistruar në kufirin me Greqinë.

“Sipas vendit të origjinës, numri më i madh i tentativave është evidentuar te personat nga Afganistani, me 321 raste. Në mesin e pesë vendeve me numrin më të lartë përfshihen edhe personat pa shtetësi, si dhe ata nga Egjipti, Sudani dhe Algjeria”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

-1,254 tentativa të parandaluara.
-Shumica në kufirin me Greqinë.
– Afganët kryesojnë listën me 321 raste

Krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, sipas të dhënave të MPB-së vërehen ndryshime në strukturën e migrantëve. Numri i tentimeve për kalim ilegal të kufirit nga personat pa shtetësi është rritur nga zero në 284 persona. Rritje ka edhe te shtetasit e Algjerisë, nga 35 në 124. Shifra pothuajse të njëjta ka te shtetasit e Sudanit, 124 këtë vit, krahasuar me 127 vitin e kaluar. Ndërsa te shtetasit e Afganistanit është shënuar një rënie e lehtë nga 329 në 32. Rënie më të theksuar ka te shtetasit e Egjiptit edhe atë nga 306 vitin e kaluar në 133 tentime këtë vit.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO kundër LSDM: Pagat po rriten, inflacioni më i ulëti në rajon
Next Article Shteti sërish synon të arkëtojë para nga qytetarët, ekspertët kërkojnë transparencë për destinimin e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?