By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar
Maqedoni

Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar

admin
Last updated: 03/03/2025 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE
Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën mbi 200 mijë euro, ndërsa vlera e pasurive të sekuestruara për tetor-dhjetor është mbi 3.7 milionë në 51 raste.

Kështu u tha se mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton KosovaPress.

Kryesuesi i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu ka shpalosur raportin tremujor tetor-dhjetor të vitit të kaluar.

“Në tre mujorin e fundit janë raportuar pasuri të konfiskuara në shumën prej 207 mijë euro, në shtatë raste, ndërsa vlera e sekuestrimeve për këtë tre mujor e kap vlerën e mbi 3.7 milion euro pasuri të sekuestruara apo në 51 raste të ndryshme. Kjo është një veçori pozitive, meqë ka pasur raste edhe me konfiskim edhe me sekuestrim. Ndërsa, një aspekt tjetër pozitiv për tre mujorin e fundit të vitit 2024 ka qenë vazhdimi i përgjigjeve pozitive në kërkesat për shitjen e aseteve, ku në tre mujorin e fundit janë paraqitur 28 kërkesa”, tha ai, raporton KosovaPress.

Tutje, ai theksoi se nga ana e Prokurorisë Speciale janë paraqitur katër kërkesa për shitje të aseteve.

Megjithatë, theksoi se ka dështim të funksioneve prokuroriale, meqë sipas tij ka prokurorë që nuk bëjnë kërkesa për shitje të aseteve.

“Gjatë ditëve dhe javëve të kaluara kemi kërkuar nga ana e koordinatorëve lokalë që të intensifikohet puna në paraqitjen e kërkesave të tilla, mirëpo nga përgjigjet që kemi pranuar shihet se ka prokurori dhe prokurorë që nuk kanë kthyer fare përgjigje në këtë çështje…Ne e kemi pajisur kryeprokurorin e shtetit dhe kryesuesin edhe me lista të posaçme të secilës prokurori, ku mund të shihen që ka prokurori dhe prokuror që me tepër se pesë apo gjashtë vite kanë veturat e sekuestruara mirëpo nuk kanë paraqitur kërkesa për shitje. Buxheti i shtetit po vazhdon që të dëmtohet në mënyrë të vazhdueshme me këtë çështje. Tash e tutje mbetet te ju që të vlerësohet një mos veprim i tillë që rezulton në një dështim në kryerjen e funksioneve prokuroriale dhe në dëmtimin e buxhetit të Kosovës, apo në paraqitjen e padive nga ana e të pandehurve në rast se do të ju kthehet vetura pas disa vitesh”, shtoi ai. Siç raporton KosovaPress, Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi të hënën rregulloren për themelimin dhe funksionimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit. Po ashtu, u miratua edhe rregullorja për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës së KPK-së. /Kp/Telegrafi/

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “S’jam ndier ndonjëherë më e fëlliqur, vë jorganin në mes, më kthen kurrizin”, Egli përlotet pas një momenti të sikletshëm me Gjestin
Next Article Institutit Riinvest: Numri i lindjeve po bie, emigrimi i të rinjve po rritet dhe jetëgjatësia po zgjatet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?