By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 6,7 miliardë euro të grumbulluara, rezerva valutore ka arritur në nivelet më të larta në histori
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mbi 6,7 miliardë euro të grumbulluara, rezerva valutore ka arritur në nivelet më të larta në histori
Ekonomi

Mbi 6,7 miliardë euro të grumbulluara, rezerva valutore ka arritur në nivelet më të larta në histori

admin
Last updated: 12/08/2025 18:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Blerjet e detyruara, mbi vlerat e planifikuara, bashkë me eurobondin e marrë në shkurt kanë zgjeruar rezervën valutore të Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë.

Në fund të qershorit, ajo arriti në mbi 6,7 miliardë euro nga më pak se 6,3 miliardë në fillim të vitit.

Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor, shprehet për A2: “Zhvlerësimi i euros vijon, pavarësisht se rezerva ka arritur në nivelin më të lartë ndonjëherë”.

Në krahasim me qershorin e një viti më parë, rezerva valutore që Banak Qendrore ka mbledhur ka kapur shifrën e mbi 1,2 miliardë eurove. Megjithatë, euro vijon të zhvlerësohet duke dëmtuar veçanërisht eksportuesit:

“Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e euros është shumë e lartë”.

Bazuar në një analizë paraprake, Ministra e Financave dhe Ekonomisë vlerëson se sasia e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar mbi një vit importe. Nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore, është një tjetër lajm i keq për eksportuesit.

Dritan Vakaj deklaroi: “Këtë vit eksportuesit do të konsumojnë “dhjamin” e akomuluar. Vitin e ardhshëm mund të shohim shkurtime dhe falimentime te këto ndërmarrje, bazuar te ecuria e deritanishme e kursit të këmbimit”.

Rezerva valutore shërben për të shlyer borxhin e qeverisë në valutë, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare dhe për të parandaluar apo zbutur lëvizjet e forta të kursit të këmbimit.

You Might Also Like

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Bie numri i lejeve për ndërtim, rritet vlera e objekteve

Bie çmimi i arit

Okta e vazhdon zbritjen në naftë e benzinë deri në fund të muajit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çmimi që do, karburanti që t’duhet
Next Article Thellohet tatëpjeta e euros. Valuta europiane bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?