By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 8.000 të vrarë gjatë rrethimit të Mariupolit në 2022
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 8.000 të vrarë gjatë rrethimit të Mariupolit në 2022
Bota

Mbi 8.000 të vrarë gjatë rrethimit të Mariupolit në 2022

admin
Last updated: 09/02/2024 10:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të paktën 8.000 persona janë vrarë gjatë luftimeve apo nga çështjet e lidhura me luftën gjatë rrethimit rus të Mariupolit. Beteja disamujore në këtë qytet ishte ndër betejat më të mëdha në luftën pothuajse dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës, sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW).

Mariupoli u bë sinonim i tmerrit gjatë rrethimit pothuajse tremujor rus për kontrollin e këtij qyteti-port strategjik. Rrethimi zgjati mes marsit dhe majit të vitit 2022, përderisa civilët e bllokuar u detyruan të varrosnin viktimat përgjatë rrugëve.

Vlerësimi i HRW, bazuar në imazhet satelitore dhe të tjera imazheve të vendeve ku janë hapur varre, është një prej vlerësimeve të vetme të pavarura deri më tani lidhur me numrin e viktimave në këtë qytet.

Ukraina ka thënë se dhjetëra mijëra persona janë vrarë, por nuk ka mundur të ofrojë një numër të saktë të viktimave, pasi nuk ka qasje në këtë qytet, i cili është nën kontrollin e Rusisë.

Kombet e Bashkuara, që kanë të drejtë të monitorojnë në terren në Ukrainë, deri më tani ka dokumentuar mbi 10.000 vdekje të civilëve në Ukrainë, që kur Rusia ka nisur pushtimin e këtij shteti. Por, OKB-ja ka thënë se deri më tani nuk ka mundur të verifikojë raportimet për numër të lartë të vdekjeve të civilëve në Mariupol, për shkak të kufizimeve në qasje.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se kryen mizori apo se shënjestron civilët në Ukrainë.

Organizata Human Rights Watch tha se totali mund të jetë shumë më i lartë sesa vlerësimi që ofroi, pasi dihet se në disa varre janë varrosur trupa të shumtë dhe disa vende ku janë varrosur të vrarët mund të mos jenë identifikuar.

Raporti prej 224 faqesh, i titulluar “Qyteti ynë u zhduk: Shkatërrimi i Mariupolit nga Rusia”, u realizua në bashkëpunim me organizatën joqeveritare, Truth Hounds, dhe me firmën arkitektonike, SITU. Raporti po ashtu bazohet në 240 intervista të banorëve të Mariupolit që kanë ikur nga ky qytet.

HRW ka dokumentuar sulme ndaj infrastrukturës civile, përfshirë ndaj spitaleve, një supermarketi dhe një teatri ku po strehoheshin civilët. Organizata nuk gjeti asnjë dëshmi për praninë ushtarake ukrainase në këto vende apo në vendet përreth, gjë që i bën këto sulme të paligjshme.

“Shkatërrimi i Mariupolit nga ‘forcat ruse’ është një prej kapitujve më të këqij të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës”, tha Ida Sawyer, drejtoresh në HRW për kriza dhe konflikte, duke u bërë thirrje qeverive që të hetojnë këto sulme.

Në raport përmenden dhjetë persona, që sipas HRW, kanë “përgjegjësi komanduese”, ndaj të cilëve, sipas kësaj organizate joqeveritare, duhet të përqendrohen hetimet për kryerjen e krimeve të mundshme të luftës./REL

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave
Next Article Taravari mesazh Kovaçevskit: Mos thyeni besimin, të respektohet ligjshmëria e vendimeve legjitime të ASH-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?