By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave
Maqedoni

Xhaferi për shkarkimin e ministrave: Qeveria funksionon plotësisht dhe pa pengesa, në kuadër të kompetencave

admin
Last updated: 09/02/2024 09:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Kryeministri i RMV-së Talat Xhaferi në intervistën për “Deutsche Welle”, iu referua ndryshimeve të propozuara në përbërjen e Qeverisë teknike të cilën ai e drejton, gjatë së cilës theksoi se Qeveria funksionon plotësisht dhe pa probleme dhe në kuadër të kompetencave.

“Qeveria po funksionon plotësisht. Janë ndërmarrë veprime dhe masa në lidhje me zgjidhjen e statusit të një pjese, përkatësisht të anëtarëve të Qeverisë në përputhje me procedurën e përcaktuar dhe me kompetencat e dhëna me Kushtetutë”, tha kryeministri Xhaferi.

Ai po ashtu ka potencuar se nuk mund të komentojë deklaratat e anëtarëve të Qeverisë në emër të partive dhe si anëtarë të partive, duke theksuar se fokusi i tij primar janë kompetencat që i ka si Kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Unë jam Kryetar i Qeverisë dhe jam përgjegjës për Qeverinë. Unë kujdesem që Qeverinë ta udhëheq sipas ligjeve, rregulloreve dhe procedurave dhe funksionimit të Qeverisë”, theksoi Xhaferi.

I pyetur se si është bashkëpunimi me ministrat e opozitës, Xhaferi potencoi se marrëdhënia është e përshtatshme dhe kolegjiale dhe se të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht se nga cili subjekt vijnë, kanë të njëjtat të drejta dhe detyrime dhe sigurisht kanë të njëjtin trajtim.

“Pavarësisht se në çfarë pozicioni janë përcaktuar, gjegjësisht si pjesë e opozitës kanë hyrë në Qeveri, si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, ata janë anëtarë të Qeverisë me të drejta dhe kompetenca të plota për të zbatuar atë që është puna e Qeverisë”, theksoi kryeministri Xhaferi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendet një mjet shpërthyes në oborrin e ish-bodrumit të verës në Krushë të Vogël
Next Article Mbi 8.000 të vrarë gjatë rrethimit të Mariupolit në 2022

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?