By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e Prilepit pas vdekjes së binjakëve të porsalindur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e Prilepit pas vdekjes së binjakëve të porsalindur
Maqedoni

Mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e Prilepit pas vdekjes së binjakëve të porsalindur

admin
Last updated: 20/01/2025 13:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prilep, 20 janar – Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Kiril Lazov, ka konfirmuar se ka lëshuar urdhër për mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e Prilepit për rastin e dy binjakëve të porsalindur që vdiqën katër ditë më parë.

“Kam dhënë urdhër dhe sot në spital do të bëhet një mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese. Do të kontrollohet i gjithë dokumentacioni në lidhje me të sapolindurit. Shpresoj që gjatë ditës së nesërme do të kemi raport për mbikëqyrjen e inspektoratit”, tha Lazov.

Prokurori publik pranë Prokurorisë themelore publike të Prilepit, Stevço Binoski ka kërkuar dokumentacionin nga spitali dhe Shërbimi i Ndihmës urgjete e cila ka intervenuar në shtëpinë e familjes në fshatin Sllavej të Prilepit, nga ku është raportuar se foshnjat janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është kërkuar ndihmë mjekësore.

“Priten edhe gjetjet e autopsisë së foshnjave. Jam duke e pritur edhe dokumentacionin mjekësor nga spitali dhe shërbimi për ndihmë urgjente që pastaj të kërkoj deklarata”, tha Binoski.

Nga Qendra për punë sociale informuan se ekipi i tyre edhe sot e ka vizituar shtëpinë e familjes në Sllavej për të parë se në çfarë kushte është familja, ku tani janë edhe tre fëmijë të tjerë të çiftit të ri të martuar.

Foshnjat, djal dhe vajzë, kanë lindur më 30 dhjetor në spitalin e Prilepit, si foshnja të lindura para kohe, në javën e 34-t të shtatzënisë , me peshë të vogël nën dy kilogramë. Siç informuan nga spitali, më 10 janar nëna, në përgjegjësinë e saj, është larguar me foshnjat nga spitali të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Të enjten prindërit kanë thirrur Ndihmën e shpejtë urgjente, sepse foshnjat ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Njëra foshnje, djalë ka ndërruar jetë në shtëpinë në Sllavej, ndërsa tjetra, vajzë në spitalin e Prilepit. Mjekët janë përpjekur ta rianimojnë dhe ta ngohin, por pa rezultat.

“Më 16 janar në orën 10:45, në repartin e sëmundjeve të fëmijëve është sjellë një e porsalindur femër në gjendje kritike si pasojë e ngrirjes. Sipas informacioneve në dispozicion, i porsalinduri mashkull kishte vdekur më parë në shtëpi nga i njëjti shkak. Me pranimin e të porsalindurës femër, është ndërmarrë menjëherë ndërhyrje intensive mjekësore. U krye rianimacion, i porsalinduri u intubua, u vendos në një batanije të ngrohtë dhe u aplikuan masa shtesë ngrohëse. Me gjithë përpjekjet e bëra nga personeli mjekësor, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet. Në orën 13:00 fatkeqësisht është konstatuar vdekja e të porsalindurës femër. Ndjejmë keqardhje të thellë për humbjen dhe mbetemi të përkushtuar për të ofruar kujdes sa më të mirë për të gjithë pacientët”, deklaruan të premten nga Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Gjerë në Prilep.

Raportin nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese e Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor do ta pres edhe Prokuroria Themelore Publike.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së
Next Article Mickoski në takime pune në SHBA, në fokus mundësia për investime në vend

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?