By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së
Maqedoni

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

admin
Last updated: 20/01/2025 12:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zgjedhja e Besnik Berishës, në krye të Komisionet të Pavarur të Mediave, nxiti reagime të shumta.

Berisha u zgjodh në këtë pozitë tri ditë para se t’i përfundoj mandati kryetarit Jeton Mehmeti.

E për këtë proces, Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke e shqyrtuar nëse ka elemente të veprës penale.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Zjenullah Gashi. Ai tha se aktualisht janë në fazën e shqyrtimit.

“Jemi në fazën e shqyrtimit të rastit në fjalë si dhe vlerësimit të kompetencës lëndore nëse është për Prokurorinë Themelore apo për Prokurorinë Speciale”, ka thënë Gashi.

Në mbledhjen e fundit të KPM-së, Besnik Berisha u zgjodh kryetar i këtij institucioni me katër vota.

Kryetari Jeton Mehmeti derisa mbylli mbledhjen e 17 janarit, u deklarua se misioni i tij mori fund aty.

“Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë dy kryetarë. Misioni im si kryetar merr fund këtu. Nëse thërret mbledhje tjetër, marr pjesë si anëtar. Këtu po e mbylli këtë mbledhje”, tha Mehmeti.

Ndaj mënyrës së zgjedhjes së Berishës në krye të KPM-së, pati reagim edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK shprehi shqetësim për procesin e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme”, thuhej në reagim.

Reagime pati edhe nga partitë opozitare. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cilësoi këtë zhvillim si “kapje politike” nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaroi se kjo qasje përbën “rrezik për funksionimin e mediave dhe demokracinë” dhe premtoi se pas 9 shkurtit pavarësia e institucioneve do të mbrohet.

Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quajti zgjedhjen e kryetarit të ri një “tentativë autokrate” për të kontrolluar institucionet e pavarura të mediave, sidomos në prag të fushatës elektorale.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ISHSSH do të kërkojë nga Taravari formimin e komisionit të ekspertëve për mjekimin e fëmijës nëntëvjeçar
Next Article Mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese në spitalin e Prilepit pas vdekjes së binjakëve të porsalindur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?