By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mblidhen shtatë komisione parlamentare sot
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mblidhen shtatë komisione parlamentare sot
Kosovë

Mblidhen shtatë komisione parlamentare sot

admin
Last updated: 28/11/2026 14:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 nëntor, Argument – Shtatë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje, më 24 nëntor, me çështje të ndryshme në rend dite, përfshirë projektligjet që lidhen me reformën në drejtësi, buxhetin për vitin 2027 dhe raportet e institucioneve publike.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të shqyrtojë raportet me amendamente për pesë projektligje që lidhen me sistemin e drejtësisë, përfshirë rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ndryshimet në ligjet për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ky komision do të shqyrtojë edhe aplikimet e kandidatëve për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe për pozitën e drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndërkaq, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Komisioni për Arsim do të shqyrtojnë Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit të tyre.

Në rend dite të Komisionit për Ekonomi është shqyrtimi i Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2025, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të diskutojë për listat e pritjes në institucionet shëndetësore, furnizimin me barna nga lista esenciale dhe pajisjet medicinale.

Komisioni për Mjedis do të shqyrtojë Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025, në të cilin është e ftuar të marrë pjesë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ndërsa Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sot mbahet seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosje ndaj Arlinda Zekajt
Next Article Nufi: Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s, për kohën vendos Aleanca

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?