By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi: Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s, për kohën vendos Aleanca
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi: Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s, për kohën vendos Aleanca
Shqipëri

Nufi: Tirana do të jetë mikpritëse e Samitit të NATO-s, për kohën vendos Aleanca

admin
Last updated: 28/11/2026 14:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 24 nëntor, Argument – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi komentoi në një intervistë mbrëmjen e djeshme, organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, sigurinë e tij dhe kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë.

I pyetur nëse Samiti i NATO-s mund të mos zhvillohet në Tiranë për arsye sigurie, ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se kryeqyteti shqiptar do të jetë mikpritës i takimit të Aleancës.

Ai shtoi se për kohën se kur mbahet Samiti, vendosin zyrtarët e Aleancës së Traktatit të Veriut.

“Nuk është e vërtetë që të mos mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë për arsye sigurie. Do të mbahet Samiti, patjetër. Mund të shtyhet dhe sa duket do shtyhet, më 2028, por do të zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Rregullat njëherë në sa vjet mbahet Samiti, vendosen nga NATO”, deklaroi Nufi.

Gjatë intervistës, ministri Nufi është ndalur edhe te buxheti i Mbrojtjes dhe modernizimi i Forcave të Armatosura, si dhe roli i ushtrisë në përballimin e emergjencave civile.

Ministri u shpreh se Shqipëria ka në dispozicion fondin më të madh historik, ndërsa pjesa kryesore e investimeve do të shkojë për modernizimin e ushtrisë dhe shtimin e kapaciteteve ushtarake.

“Ne kemi buxhetin më të madh historik, 10 miliardë euro. Ky është buxheti më i madh edhe i Ministrisë së Mbrojtjes, ku pjesa më e madhe shkon për modernizimin e ushtrisë shqiptare. Bëhet fjalë për dronë dhe flotë helikopterësh, kapacitete ushtarake që lidhen me forcat dhe komandat e ushtrisë”, deklaroi Nufi.

I pyetur se çfarë mundësish ka Shqipëria për t’u mbrojtur në rast të një sulmi nga një shtet tjetër, Ministri Nufi theksoi se vendi disponon kapacitete për të parandaluar avancimin e forcave armike në territorin shqiptar.

Ai nënvizoi se shpenzimet për Mbrojtjen duhet të jenë në raport edhe me nevojat e sektorëve të tjerë.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk bëjmë asgjë. Ne kemi kapacitete ushtarake për të parandaluar avancimin e forcave armike apo kundërshtare në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe janë në përputhje me Aleancën e NATO-s. A duhet të ishte e rëndësishme që të kemi më tepër shpenzime? Patjetër, por kemi pyetjen tjetër se përse paratë të mos shkojnë në arsim apo në fusha të tjera”, u shpreh ministri.

Sa i përket angazhimit të Forcave të Armatosura në shuarjen e zjarreve, Nufi theksoi se misioni i ushtrisë është shumë më i gjerë dhe nuk kufizohet vetëm te emergjencat civile.

Sipas tij, efektivët kanë qenë në shërbim të qytetarëve përmes ndërhyrjeve nga toka dhe ajri.

“Forcat e Armatosura janë krenari për vendin. FA kanë bërë edhe punën e fikjes së zjarreve, por kanë edhe shumë punë të tjera. Kanë kryer fikje zjarri, duke iu shërbyer qytetarëve dhe duke i ndihmuar ata me operacione nga toka dhe nga ajri”, deklaroi ministri Nufi.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mblidhen shtatë komisione parlamentare sot
Next Article Festat e Nëntorit, fëmijët gjirokastritë me këngë dhe ngjyra kuqezi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?