By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale në rend dite
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale në rend dite
Shqipëri

Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale në rend dite

admin
Last updated: 28/11/2026 14:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 nëntor, Argument – Kuvendi mblidhet këtë të enjte (26 nëntor), në seancë plenare, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2027 dhe një sërë projektligjesh me rëndësi ekonomike dhe financiare.

Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa përpara shqyrtimit të projektbuxhetit, deputetët do të diskutojnë paketën fiskale, e cila përfshin ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, tatimin mbi vlerën e shtuar, procedurat tatimore, taksat kombëtare dhe akcizat.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektligji “Për buxhetin e vitit 2027”, i cili pritet të jetë në fokus të diskutimeve parlamentare.

Në seancën e së enjtes do të shqyrtohen gjithashtu projektligji për tregjet e kriptoaseteve, ai për donacionet dhe sponsorizimet, si dhe projektligji për kontabilitetin në sektorin publik.

Në rend dite janë përfshirë edhe ndryshimet në ligjin për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit, projektligji për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve financiare dhe nisma për ngritjen e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës”.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu dy akte normative të datës 28 tetor 2026, që lidhen me ligjin për tubimet dhe shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve.

Pjesë e rendit të ditës janë edhe ndryshimet në memorandumin e mirëkuptimit të Parisit për kontrollin shtetëror portual, si dhe një projektvendim për përbërjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. /rtsh.al/

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Në Negroc sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit
Next Article Dita e ndeshjeve: 36 përballje zhvillohen sot në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?