By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Në Negroc sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Në Negroc sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit
Kosovë

​Në Negroc sot do të përurohet lapidari i Jakup Krasniqit

admin
Last updated: 28/11/2026 14:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 nëntor, Argument – Në hyrje të vendlindjes së Jakup Krasniqit, në fshatin Negroc, sot, më 26 nëntor 2026, do të bëhet përurimi i lapidarit kushtuar kësaj figure të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, do të bëhet edhe zbulimi i mbishkrimit me tri shkronjat “UÇK”.

Kjo ngjarje do të shënojë një moment të veçantë për fshatin Negroc si dhe për vet ish-zëdhënësin e UÇK-së i cili ndodhet në paraburgimin e Hagës.

Njoftimi është bërë nga nipi i tij, Agron Krasniqi, i cili fton të gjithë të jenë pjesë e këtij momenti.

Jakup Krasniqi ka qëndruar për katër ditë në Kosovë, për t’u kthyer më pas në Hagë, pas përfundimit të vizitës, e cila ishte lejuar nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara për arsye humanitare.

Njoftimi për kthimin e tij është publikuar të shtunën e javë së kaluar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse”, thuhej në njoftim.

Sipas Dhomave të Specializuara, kjo ishte vizita e 15-të e një personi të paraburgosur në Kosovë, e urdhëruar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga vetë gjykata.

Krasniqi kishte arritur në Kosovë më 18 nëntor, pas miratimit të kërkesës për vizitë humanitare.

Gjatë qëndrimit katërditor, ai ka qëndruar pranë familjes së tij në Prishtinë, ndërsa netët i kalonte në objektin e EULEX-it në Fushë Kosovë. Vizita është zhvilluar nën masa të veçanta sigurie.

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kuvendi sot me dy seanca
Next Article Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, projektbuxheti 2027 dhe paketa fiskale në rend dite

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?