By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Më 10 dhjetor do të jetë seanca për buxhetin e vitit 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Më 10 dhjetor do të jetë seanca për buxhetin e vitit 2025
Maqedoni

Më 10 dhjetor do të jetë seanca për buxhetin e vitit 2025

admin
Last updated: 04/12/2024 21:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Në seancën parlamentare të caktuar për më 10 dhjetor pritet të fillojë debati për Propozim-buxhetin për vitin 2025. Sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi rreth Propozimit të buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.

Propozim-buxheti do të jetë një nga pikat e rendit të ditës të seancës së 22-të, në të cilën gjithashtu duhet të votohet edhe nevoja për miratimin e Propozimit të ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 (me procedurë të shkurtuar).

Në bazë të nenit 193 të Rregullores së Kuvendit, pas përfundimit të debatit të amendamenteve, Propozim-buxheti kthehet në Qeveri, e cila përgatit propozim shtesë të buxhetit. Propozimi i plotësuar i buxhetit paraqet një tekst të ri integral në të cilin Qeveria ka inkorporuar amendamentet me të cilat është pajtuar dhe ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në propozim-buxhetin. Për propozimin e plotësuar të buxhetit paraqitet edhe shpjegim.

Në propozimin e plotësuar të buxhetit amendamente mund të paraqesin më së voni në afat prej tre ditëve para ditës së caktuar për mbajtjen e seancës së Kuvendit, vetëm për ato pjesë që në propozimin e plotësuar të buxhetit janë ndryshuar. Amendamentet mund të parashtrohen nga çdo deputet, grup parlamentar dhe Qeveria.

Shqyrtimi rreth propozim të buxhetit, përkatësisht pas propozimit të buxhetit të plotësuar në seancën e Kuvendit, bëhet në javën e dytë të dhjetorit dhe zgjat më së shumti pesë ditë.

Ndryshe, ky do të jetë buxheti i parë që do të përpilohet nga Qeveria e Hristijan Mickoskit. Buxheti i shtetit duhet të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku qeveria e formuar nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM nuk kanë problem me numrat e deputetëve.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2025 fillimisht u miratua më 29 tetor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbledhje e KE: LSDM nuk do t’i mbështesë interpelancat e BDI, kundër rritjes së moshës për pensionim
Next Article Po bëhet gjithnjë e më e vështirë të gjejmë punëtorë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?