By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Më i mirë se idhulli i tij, Raphinha ia kalon me gola dhe asistime sezonit më të mirë të Neymarit te Barcelona
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Më i mirë se idhulli i tij, Raphinha ia kalon me gola dhe asistime sezonit më të mirë të Neymarit te Barcelona
Sport

Më i mirë se idhulli i tij, Raphinha ia kalon me gola dhe asistime sezonit më të mirë të Neymarit te Barcelona

admin
Last updated: 21/04/2025 10:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Raphinha është duke kaluar nëpër formën më të mirë jetësore dhe sot është një nga kandidatët kryesorë për ta fituar ‘Topin e Artë’.

Anësori i Barcelonës, Raphinha, ka kaluar zyrtarisht bashkëkombësin e tij Neymar sa i përket statistikave te Barcelona.

Barcelona fitoi me rezultat 4-3 ndaj Celta Vigos dhe Raphinha ishte vendimtare në këtë rikthim të çmendur me dy gola e një asistim.

Braziliani ishte i rëndësishëm në rikthimin e katalanasve të shtunën, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë një asistim në pjesën e dytë për të udhëhequr skuadrën e tij drejt një fitoreje vendimtare.

Paraqitja e tij vetëm se vulosi se Raphinha është duke kaluar nëpër një sezon të jashtëzakonshëm.

Sipas gazetës katalunase Sport, Raphinha tani ka arritur në 53 gola dhe asistime të kombinuara për sezonin 2024/25, duke thyer rekordin e Neymar i cili e kishte mbyllur sezonin e tij më të mirë te Barcelona me 51 gola dhe asistime të kombinuara.

Ajo që e bën arritjen edhe më mbresëlënëse është se sezoni nuk ka përfunduar ende, me potencialisht deri në 10 ndeshje të mbetura.

Me këtë formë, Raphinha jo vetëm e ka tejkaluar statistikisht idhullin e tij, por edhe ka treguar se është ndër favoritët për ta fituar ‘Topin e Artë’.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ka vdekur peshkopi mitropolit ortodoks i shqiptarëve në Argjentinë, Monsinjor Alejandro Greco
Next Article Vdiq Papa Françesku

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?