By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me marrjen në pyetje të të akuzuarve vazhdon gjykimi për Vanjën dhe Pançen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me marrjen në pyetje të të akuzuarve vazhdon gjykimi për Vanjën dhe Pançen
Maqedoni

Me marrjen në pyetje të të akuzuarve vazhdon gjykimi për Vanjën dhe Pançen

admin
Last updated: 19/03/2025 09:16
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 mars – Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi në seancën e kaluar gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale Shkup ishte marrë në pyetje Velibor Manev, një nga të akuzuarit. Manev deklaroi se njihet me të gjithë të akuzuarit, përveç se me babanë e vajzës së vrarë. Ai tha se për grabitjet i ka koordinuar Lupço Palevski Pallço dhe se ka vlerësuar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen.

I akuzuari duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të tij, në hollësi i sqaroi grabitjen e Vanjës dhe Pançes, me çka theksoi se koordinator dhe kryerës i vrasjeve ishte Palevski. Ai theksoi se pas vrasjes së Pançes, ka vazhduar me grabitjen e Vanjës për shkak të frikës dhe kërcënimeve nga Palevski ndaj tij dhe familjes së tij.

Manev potencoi se kanë vlerësuar se duhet të grabitin një grua të moshës 38-40 vjeçare dhe se kanë bërë përpjekje t’ia ndryshonin mendjen Palevskit pasi kishin parë se kishin grabitur një fëmijë. Njëherësh, tha se për  grabitjet u ishin premtuar nga 150 mijë euro.

Manev theksoi edhe se ishte i ekspozuar në torturë gjatë marrjes së tij në pyetje për çka tha se ka edhe dëshmi.

Pastaj prokuroria propozoi që të lexohet rrëfimi i dhënë në prokurori, për shkak të dallimeve me rrëfimin e tij të dhënë para gjykatës.

Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçeski dhe në fund Palevski.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zbulohet banesë e kthyer në fermë kanabisi në Laknas të Tiranës, arrestohet punonjësi i OSHEE
Next Article Mëngjesin e sotëm kudo temperatura në minus, më ftohtë në Kodër të Diellit -13 gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?