Shkup, 13 maj – Më së shumti shi gjatë 24 orëve ka rënë në Strumicë, katër litra në metër katrorë. Sipas matjeve të DPHM-së për sasinë e shiut të rënë gjatë 24 orëve të kaluara, deri në orën 8 janë matur dy litra në metër katrorë në Krushevë, ndërsa nga një litër në Kriva Pallankë, Prilep, Vinicë, Pozharan dhe Kodër të Diellit.
Për sot, DPHM parashikon mot të ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit. Pasdite në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Temperatura e ditës do të jetë në interval prej 15 deri 23 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm, në disa pjesë të luginave do të ketë kushte për shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të arrijë deri 23 gradë.