By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me zgjerimin me gjashtë klasa të reja, u mundësua mësimi në një ndërrim në SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Kisella Vodë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me zgjerimin me gjashtë klasa të reja, u mundësua mësimi në një ndërrim në SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Kisella Vodë
Maqedoni

Me zgjerimin me gjashtë klasa të reja, u mundësua mësimi në një ndërrim në SHFK “Kiril Pejçinoviq” në Kisella Vodë

admin
Last updated: 28/11/2026 14:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor, Argument – Në shkollën fillore “Kiril Pejçinoviq” në komunën e Kisella Vodës, nga 1 shtatori i këtij viti është vendosur mësimi në një ndërrim, pasi më herët, me një investim të përbashkët prej 19 milionë denarësh nga Qeveria dhe vetëqeverisja lokale, kapacitetet e shkollës u zgjeruan me gjashtë klasa të reja.

Sot shkollën e vizituan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska Trajkoska.

“Mësimi në një ndërrim është një koncept për të cilin angazhohet Qeveria aktuale dhe, në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale, po e zgjerojmë gradualisht zbatimin e tij. Efekti është shumëdimensional. Fëmijët janë më të përqendruar në mësime në orët e paradites, qëndrojnë më gjatë në shkollë duke pasur parasysh se kanë më pak orë mësimore në nivel vjetor krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, socializohen më shumë dhe njëkohësisht ulen edhe shpenzimet për funksionimin e objekteve shkollore”, tha Janevska.

Ministrja theksoi se Kisella Voda do të marrë mbështetje për zgjerimin e kapaciteteve edhe në objekte të tjera shkollore, me qëllim që mësimi në një ndërrim të zbatohet në të gjithë territorin e komunës.

“Ministria tashmë ka përgatitur projekte për zgjerimin e edhe tri shkollave të tjera me nga gjashtë klasa: SHFK qendrore ‘Krume Kepeski’, SHFK ‘Kuzman Shapkarev’ në Draçevë dhe SHFK ‘Rajko Zhinzifov’ në Pinti. Shumë shpejt do të shpallim procedurat për përzgjedhjen e kompanive ndërtimore dhe në fillim të vitit të ardhshëm pres që të nisin aktivitetet në terren”, informoi Janevska, duke shtuar se në vend, nga gjithsej 1.023 objekte shkollore, në 620 zhvillohet mësim në një ndërrim.

Kryetarja e komunës, Stamenkoska Trajkoska, tha se komuna i ka pajisur plotësisht hapësirat e reja në SHFK “Kiril Pejçinoviq” me karrige, banka, katedra, tabela, pajisje smart në të gjitha klasat dhe kompjuterë portativë për mësimdhënësit.

“Kujdesi për fëmijët dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve në të gjitha shkollat është fokusi ynë i përbashkët”, theksoi kryetarja e komunës, duke falënderuar Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për mbështetjen dhe partneritetin, me mesazhin se kur pushteti lokal dhe ai qendror punojnë me të njëjtin vizion, rezultatet janë të dukshme menjëherë dhe përmirësojnë drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrievski në takim pune me përfaqësues të një kompanie kineze
Next Article Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?