By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Media britanike “Express”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Media britanike “Express”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime
Shqipëri

Media britanike “Express”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime

admin
Last updated: 01/04/2025 08:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ekspertët e udhëtimit këmbëngulin që të vizitoni këtë vend të bukur me ujëra të kristalta, plazhe që duken si Maldive dhe rrënoja të lashta. Është gjithashtu i lirë, shkruan Lucy Marshall në të përditshmen britanike “Express”.

Kur bëhet fjalë për të shkuar me pushime, shumë prej nesh udhëtojnë në të njëjtat destinacione, por një ekspert i udhëtimit këmbëngul që të vizitoni këtë vend pushimesh – i cili është i lirë dhe i mbushur me atraksione mahnitëse.

Shumë prej nesh shpresojnë të shijojnë çdo vit pushimet jashtë vendit, por realiteti është se shpesh mund të kushtojnë shumë shtrenjtë.

Por, ka shumë vende më pak të njohura për t’u vizituar që nuk do të shtrëngojnë buxhetin tuaj.

Shqipëria është një nga destinacionet më të përballueshme të udhëtimeve në Evropë.

Esencialet e udhëtimit si akomodimi, ushqimi dhe pijet janë të përshtatshme për çdo lloj buxheti.

Qyteti i Sarandës, në Shqipërinë e Jugut është vendi i përkryer për turistët që kërkojnë të shijojnë plazhet e bukura, shëtitjet përgjatë shëtitores dhe të eksplorojnë vendet historike.

Gjithashtu, ka shumë bare dhe restorante fantastike për të shijuar.

Ndërsa qyteti është i përkryer për një udhëtim, nëse kërkoni të ndaloni në një vend pak më të qetë, ose dëshironi të kaloni ditën larg turistëve, fshati i bukur i Ksamilit është vetëm 20 minuta larg me makinë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ekspertja e udhëtimit, Laila nga Suedia, e ka përshëndetur Shqipërinë si një nga destinacionet më të mira të udhëtimeve për turistet me buxhet të kufizuar.

“Shqipëria është një nga destinacionet më të mira evropiane të udhëtimeve kur keni një buxhet të kufizuar – dhe ku mund të shijoni plazhe të mahnitshme me ujëra të kristalta, bare plazhi dhe restorante mahnitëse”, tha ajo.

“Çmimet? Ka shumë hotele të lira për vetëm 25 euro. Ne qëndruam në nje hotel me 3 yje, ku rezervuam një dhomë të këndshme me ballkon dhe me pamje nga deti – përfshirë mëngjesin për 19 euro. Ushqimi ishte gjithashtu i lirë dhe një vakt kushtonte 5-10 euro”, tha Laila.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në Ksamil do të gjeni ujëra të pastra kristal, një atmosferë të qetë dhe shumë plazhe të bukura për t’u eksploruar më këmbë. Plazhet e bardha dhe ujërat e kristalta në “Lori Beach” duken të ngjashme me fotot e broshurave të Maldiveve.

Në anën tjetër të plazhit të Ksamilit është plazhi Bora Bora ku mund të shijoni baret e gjalla të plazhit dhe sportet ujore.

Turistët shpesh marrin me qira një kajak për të vizituar ishujt e pabanuar aty pranë.

Nëse adhuroni historinë, 15 minuta larg me makinë nga Ksamili ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit – një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – që është i mbushur me rrënoja të lashta.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Drejt përfundimit spitali “Stefan Gjoni” në Krujë, do t’u shërbejë 85 mijë banorëve
Next Article Maqedonci: Kemi informacione të besueshme për praninë e inteligjencës ruse në veri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?