By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meloni flet me superlativa për marrëveshjen e emigrantëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Meloni flet me superlativa për marrëveshjen e emigrantëve
Shqipëri

Meloni flet me superlativa për marrëveshjen e emigrantëve

admin
Last updated: 07/06/2024 15:57
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është kthyer në Romë e entuziazmuar nga inspektimi që realizoi së bashku me homologun e saj shqiptar Edi Rama në dy qendrat që do të mirëpresin azilkërkuesit afrikanë në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit.

Në programin më të ndjekur të televizionit publik italian RAI UNO të gazetarit Bruno Vespa, “Porta a Porta”, ajo shprehu besimin se në Shqipëri do të gjejë një zgjidhje përfundimtare çështja e emigracionit të paligjshëm.

“Në bazë të protokollit me Shqipërinë kemi planifikuar që për të dyja qendrat e ngritura në Shqipëri ku do të përpunohen kërkesat për azil të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria të shpenzojmë 690 milionë euro, që do të thotë 134 milionë euro në vit. Më duket qesharake ajo që deklarojnë ata në opozitë se këto para do të shpenzoheshin më mirë në shëndetësi. Të gjithë ata emigrantë të paligjshëm që unë do t`i menaxhoja në Itali do të ishin sërish pjesë e shpenzimeve tona. Me protokollin e arritur me Shqipërinë ka një ndryshim të rëndësishëm. Në Itali kur ata të mbërrijnë ne i mirëpresim, por ky problem nuk zgjidhet, ndërsa në Shqipëri une besoj se kjo situatë do të gjejë zgjidhje përfundimtare.”

Meloni beson në efektin psikologjik që po krijohet në mendjen e afrikanëve që ëndërrojnë Italinë apo Gjermaninë ndërkohë që nëse nisen me anije do të përfundojnë në Shqipëri.

“Çështja kryesore që lidhet me protokollin e nënshkruar me Shqipërinë është fakti se kushdo që synon të largohet ilegalisht nga Afrika për në Itali me synimin për të shkuar më tej në Evropën Veriore, është thelbësore që të informohet paraprakisht se nuk do të zbarkojë në një port evropian, por në Shqipëri, një vend jashtë BE-së. Kjo krijon në mendjet e tyre një efekt të jashtëzakonshëm parandalues ​​psikologjik. Ky është basti që unë kam vënë. Basti tjetër është fakti se nëse ky protokoll do të efektiv dhe unë kam bindje të plotë se do të funksionojë, atëherë do të shërbejë si model për vendet e tjera të BE-së. Madje jam e bindur se ky projekt novator i hartuar nga Italia do të jetë në vijim një instrument strukturor për të gjithë BE-në në përballjen me imigracionin të paligjshëm.”

Sipas Melonit në Shqipëri do të shpenzohet vetëm 7.5% e kostos financiare të mbajtjes së tyre në territorin Italian.

“Ithtarët e emigracionit të paligjshëm masiv, ata të opozitës që na këshillojnë t’i pranojmë të gjithë këtu dhe që po na bëjnë këtë opozitë të egër, e kuptojnë mirë se për çfarë po bëhet fjalë. Tani të gjithë e kuptojnë vlerën e kësaj nisme. Nuk është e vërtetë që në Shqipëri po shpenzojmë me shumë para që do të shpenzoheshin në Itali, pasi shuma është vetëm 7.5% e kostos së mbajtjes së tyre në Shqipëri. Nuk më habit fakti që të majtët italianë përpiqen të na vendosin shkopinj nën rrota sepse ata gjithmonë kanë synuar që ne të mos arrijmë të zgjidhim problemin e emigracionit të paligjshëm duke penguar çdo iniciativë, marrëveshjen me Tunizinë, atë me Egjiptin, dekretin Kutro, duke keqpërdorur gjyqtare të ndryshëm. Lërini të vazhdojnë. Italianët më votuan, duke më dhënë detyrën për ta zgjidhur këtë problem, ndaj po gjej mënyra të ndryshme për të arritur objektivin tim për të ndaluar ardhjen e emigrantëve të paligjshëm. Shifrat flasin vetë, në periudhën janar-qershor të këtij viti kemi patur vetëm 21769 refugjatë të ardhur në Itali, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2023 kanë ardhur 52257.”

Pavarësisht deklaratave të Melonit opozita në Itali këmbëngul se ajo me Shqipërinë është marrëveshjeje cinike, që rrezikon të arrijë në vlerën e 1 milardë Eurove.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trafikimi i emigrantëve, Rrumbullaku: 26 të arrestuar, mes tyre edhe një punonjës policie
Next Article Partia lëshoi 10 milionë euro për zgjedhjet, tek votuesit arritën vetëm 2 milionë! Ku janë edhe 8 milionë euro?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?