Shkup, 10 korrik – Komuna e Tetovës do të nënshkruajë Memorandum bashkëpunimi me IP Parku Kombëtar Mali i Sharrit, me ç’rast do të drejtohen kryetari i Tetovës, Bilal Kasami, Evzal Elmazi, u.d. drejtor i Pakut Kombëtar Mali Sharr.
“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është përforcimi i përbashkët i kapaciteteve institucuonale për mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të potencialit natyror dhe turistik në rajonin e Malit Sharr, njoftoi Komuna e Tetovës.
