By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mëngjesi i shëndetshëm ju ndihmon të mbani trupin në formë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Mëngjesi i shëndetshëm ju ndihmon të mbani trupin në formë
Shëndetësi

Mëngjesi i shëndetshëm ju ndihmon të mbani trupin në formë

admin
Last updated: 06/05/2024 09:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkencëtarët në mbarë globin kanë kryer me dhjetëra e qindra studime në lidhje me çështjen e nxehtë të mbipeshës. Ata janë përqendruar edhe tek përpjekjet e njerëzve për ta mbajtur atë nën kontroll.

Disa studime rekomandojnë se ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë dhe të mos shtoni më tepër në vazhdimësi. Sipas të dhënave një mëngjes i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për arsyet e mëposhtme:

Do Të Jeni Më Pak Të Uritur

Ngrënia e mëngjesit parandalon rikthimin e shpejtë të urisë gjatë ditës. Në këtë mënyrë, do të jetë më e lehtë për ju për të mos e tepruar me ushqimin në orët në vijim. Kur nuk hani mëngjes, mund ta shtyni ngrënien e ushqimit për një orë të mëvonshme dhe në këtë mënyrë e lejoni organizmin të akumulojë më shumë yndyrna dhe të shtoni në peshë.

Do Të Bëni Zgjedhje Të Shëndetshme

Ngrënia e mëngjesit është hapi i parë drejt marrjes së vendimeve të shëndetshme sa i përket ushqyerjes. Njerëzit që hanë mëngjes kanë tendencën të tregohen më të kujdesshëm gjatë ditës me ushqimet. Ata zgjedhin ushqime të pasura në vlera dhe jo ushqime të shpejta. Njerëzit që nuk hanë mëngjes me gjasë nuk do të hanë as fruta e as perime gjatë ditës.

Do Të Jeni Më Energjikë

Një mëngjes i shëndetshëm e furnizon organizmin me shumë energji që i duhet për të nisur mbarë ditën. Nëse nuk hani mëngjes, atëherë do të neglizhoni edhe aktivitetin fizik gjë që pengon rënien në peshë. Nëse deri më tani nuk keni ngrënë mëngjes për të kursyer kohë apo kalori, jeni në kohë për të ndryshuar.

Është koha të hani shëndetshëm dhe të menaxhoni peshën e trupit. Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme ofrojnë një këshillë mjaft interesante. Sipas tyre njeriu duhet “të hajë mëngjes si një mbret, drekë si një princ dhe darkë si një i vobektë.”/AgroWeb

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Kanella bën mrekulli ndaj shumë sëmundjeve

Tharja e rrobave në shtëpi, e dëmshme për shëndetin

Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes, kujdesi që duhet të tregoni

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Borziloku kundër fryerjes së stomakut dhe dhimbjes së muskujve
Next Article Bëni këto gjëra çdo ditë që të ndiheni të lumtur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?