By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Borziloku kundër fryerjes së stomakut dhe dhimbjes së muskujve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Borziloku kundër fryerjes së stomakut dhe dhimbjes së muskujve
Shëndetësi

Borziloku kundër fryerjes së stomakut dhe dhimbjes së muskujve

admin
Last updated: 06/05/2024 09:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut që ka vlera ushqimore dhe mjekësore, të cilave i janë thurur lavde që në lashtësi.

Borziloku ka një shije delikate e të ëmbël, madje dhe pak djegëse, por më të butë se rigoni.

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve.

Borziloku i freskët ka vitaminë C dhe në 100 gramë të tij gjendet 86% e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira.

Acidet e pranishme tek borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat.

Bima e borzilokut ka nivele të larta beta karoteni, vitaminë A, luteine dhe zea-ksanthine, të cilët janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm.

Vitamina A është thelbësore për shëndetin e mirë të syve dhe të lëkurës. Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë A dhe karoten mbron njeriun nga disa lloje tumoresh si ai i mushkërive.

Borziloku është një nga barishtet më të pasura me vitaminë K. Në 100 gramë gjethe të thata borziloku gjenden 518% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine e cila luan një rol të rëndësishëm për forcimin e kockave dhe mbrojtjen e tyre.

Barishtja përmban një sërë mineralesh të tjera të rëndësishme siç janë hekuri, kalciumi, kaliumi, mangani, bakri, zinku dhe magnezi.

Për më tepër këto gjethe janë burim i shkëlqyer hekuri. Në 100 gramë gjethe borziloku gjenden 82.71 mg hekur ose 1034% të dozës së rekomanduar ditore.

Vaji i borzilokut është përdorur për të trajtuar probleme siç janë fryrjet në stomak, dhimbjet muskulare dhe reumatizmën.

Eugenoli tek borziloku luan një rol anti inflamator dhe përbën një kurë të mirë për njerëzit që vujanë nga simptoma të tilla si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe inflamacionet e zorrëve.

Vajrat esencialë tek borziloku kanë luftojnë mykun dhe bakteret si stafilokokun, E.coli, etj.

Çaji i borzilokut ofron ndihmë kundër të vjellave, të fryrave të stomakut dhe luan rol anti-septik.

Borziloku i ëmbël mund të rritet edhe në vazo. Gjethet e freskëta dhe të thara të borzilokut duhet të kenë ngjyrë të gjelbër me nuancë gri të errët, por pa njolla. G

Gjethet janë të mira kur mblidhen para çeljes së luleve. Gjethet e thata dhe farat mund të shiten në qese me vakum për të ruajtur vlerat e tyre.

Ato ruhen në një vend të errët dhe të freskët për gjashtë muaj. Gjethet e freskëta duhen ruajtur në frigorifer për një përdorim më të gjatë.

Borziloku përdoret për salcë sallatash, supë, gatime me perime, marinime, vezë e të tjerë.

Kjo barishte shkon shumë mirë me spinaqin, lulelakrën, domatet, fasulet, patatet dhe karrotat.

Ajo përdoret edhe në pica, gatime me shpendë, ndërsa çaji i borzilokut është një pije mjaft popullore në vendet e Mesdheut.

You Might Also Like

Çfarë i ndodh trupit kur skuqemi në fytyrë

Njihuni me super-vlerat e spinaqit

Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Si duhet të veproni nëse keni tension të lartë gjaku

Si duket shpëlarja e vërtetë e trurit?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Katër filxhanë kafe në ditë mbrojnë zemrën tuaj
Next Article Mëngjesi i shëndetshëm ju ndihmon të mbani trupin në formë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?