By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MERMS shënoi Ditën e Minatorëve: Nga puna e sotme te minierat moderne të së nesërmes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MERMS shënoi Ditën e Minatorëve: Nga puna e sotme te minierat moderne të së nesërmes
Maqedoni

MERMS shënoi Ditën e Minatorëve: Nga puna e sotme te minierat moderne të së nesërmes

admin
Last updated: 01/09/2026 15:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Me të ardhura rekord nga tarifat e koncesioneve, një Strategji të re për lëndët e para minerale dhe zgjidhje të reja ligjore që synojnë më shumë transparencë, mbikëqyrje më të fortë dhe standard më të larta për sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit, Ministria energjisë, minierave dhe burimeve minerale shënoi Ditën e Minatorëve – 28 Gushtin. Në ceremoninë e mbajtur në Shkup, ku morën pjesë përfaqësues të sektorit minerar, kompanive, institucioneve, komunitetit të biznesit, shkencës dhe akademisë, si dhe minatorë me përvojë shumëvjeçare, u përcoll një mesazh i qartë: e ardhmja e minierave në Maqedoni qëndron te siguria, modernizimi, shfrytëzimi i përgjegjshëm i pasurive natyrore dhe përfitimet konkrete për komunitetet lokale.

„Në qendër të kësaj dite ka qenë gjithmonë dhe duhet të mbetet njeriu – dinjiteti, siguria dhe respekti për punën e tij. Minierat janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Maqedonisë, por zhvillimi i tyre i ardhshëm duhet të mbështetet në rregulla të qarta, mbikëqyrje më të forte institucionale, siguri më të madhe, teknologji moderne dhe përfitime konkrete për komunitetet ku kryhet shfrytëzimi”, theksoi ministrja Bozhinovska.

Në fjalën e saj, ministrja prezantoi rezultatet e arritura në sektor, duke vënë theks të veçantë te arkëtimi i tarifave të koncesioneve. Gjatë vitit 2025 janë arkëtuar mbi 1.22 miliardë denarë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Trendi pozitiv ka vijuar edhe në vitin 2026. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar rreth 574 milionë denarë, më shumë se dyfishi i shumës së arkëtuar në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas Bozhinovskës, ky rezultat është rrjedhojë e përmirësimit të sistemit të arkëtimit, forcimit të mbikëqyrjes institucionale, kontrolleve më të shpeshta dhe qasjes më të përgjegjshme të koncesionarëve në përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Në vitin 2025, në Maqedoni u prodhuan 130.174 tonë koncentrat bakri, plumbi dhe zinku, ndërsa sektori minerar përbënte 10,9 për qind të prodhimit industrial dhe 2,8 për qind të eksporteve të përgjithshme të vendit.

Maqedonia tashmë ka edhe Strategjinë për burimet minerale, e cila, pas disa dekadash, synon t’I japë këtij sektori një drejtim të qartë dhe afatgjatë zhvillimi. Paralelisht, po finalizohen edhe zgjidhje të reja ligjore për minierat dhe kërkimet gjeologjike, me synim krijimin e një kuadri më të parashikueshëm ligjor, rritjen e transparencës, forcimin e mbikëqyrjes, standarde më të larta mjedisore dhe përfshirje më aktive të komuniteteve lokale.

Theks i veçantë iu kushtua përfitimeve që sektori minerar duhet t’u sjellë komunave dhe qytetarëve.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kronologjia e hipokrizisë politike në Serbi – nga mbrojtja dhe arrestimi, deri te glorifikimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq
Next Article Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?