By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mësimi dual sjell revolucion në arsim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mësimi dual sjell revolucion në arsim
MaqedoniTOP LAJM

Mësimi dual sjell revolucion në arsim

admin
Last updated: 24/02/2026 18:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Bashkëpunimi i ndërsjellë mes Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit ka bërë një revolucion në arsim përmes zbatimit të platformës “Mësimi Dual”, konstatuan mes tjerash të pranishmit në konferencën e Organizuar nga Oda Ekonomike në temën “Fuqia e Arsimit Dual”.

Sipas organizatorëve, Oda Ekonomike ka pasur tre prioritete kryesore, ku njëra prej tyre ka qenë “Prodhimi i fuqisë punëtore ose kuadër për kërkesat e sektorit të biznesit”, dhe me zbatimin e projektit Arsimi Dual, sipas përfaqësuesve të Odës Ekonomike ky prioritet është plotësuar.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski, mësimi dual bashkon aspektin teorik në shkollë dhe atë praktik në kompani.

“Të krijojmë një simbiozë, e cila është e nevojshme për biznesin dhe nevojat e saja për kuadër, që mund të futet në tregun e punës menjëherë dhe në tregun e prodhimtarisë. Nëse nuk do të ishin krizat ekonomike, financiare, shëndetësore, dhe energjetike në vitin 2008 dhe deri më sot, është konstatuar se problemi më i madh i sferës së biznesit do të jetë aspekti kadrovik.”, – deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në fjalimin e saj, mes tjerash theksoi se promovimi dhe prezantimi i rezultateve dhe aktiviteteve në procesin e zbatimit të arsimit dual, tregon më se miri për sukseset e arritura në këtë drejtim.

Ajo poashtu u ndal edhe në ndryshimet e reja, të cilat do të preken me propozim-ligjin e ri për arsimin e lartë.

“Ligji i ri për Arsimin e Lartë parasheh studime profesionale me nga 180 kredi, që do të përfshihen në ciklin e parë të studimeve, pastaj cikli i dytë i studimeve profesionale që po sillet në vendin tonë për herë të parë, dhe do të ketë edhe cikël të tretë të studimeve profesionale po ashtu për herë të parë në vendin tonë. Përveç kësaj, ligji parasheh studime të shkurta plotësuese profesionale për specializim në sfera të caktuara. Kjo ishte e kërkuar nga komuniteti i biznesit, dhe i nxjerrë si konstatim nga rezultatet e mira të cilat po i jep mësimi dual, ku parasheh mësim dhe punë, por ishte kërkesë edhe e disa fakulteteve, gjë e cila është në vendet e BE-së, por jo edhe në vendin tonë.”, – theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Sipas të pranishmëve, rezultatet e mësimit dual janë impresive. Në periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2025, numri i kompanive të përfshira nga mësimi dual është rritur nga 61 në 900 kompani.

Numri i shkollave që ofrojnë mësimin dual është rritur nga 8 në 65, ndërsa numri i paraleleve në mësimin dual është rritur nga 11 në 875 paralele.

Sipas këtyre numrave, sot 13.500 nxënës janë përfshirë në mësimin dual në 130 kualifikime dhe në 14 sektorë të ndryshëm.

You Might Also Like

50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë

Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura

Në mungesë t ë ujitë të pijshëm, gastronomët në Strugë ankohen për ulje të numrit të vizitorëve

300 mijë denarë dëmshpërblim për një banor nga rajoni i Kërçovës i sulmuar nga ariu

Gjendet i ngordhur një rrëqebull në rrugën Ohër-Resnjë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë
Maqedoni Shqipëri
Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota
Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura
Maqedoni Shqipëri
Në mungesë t ë ujitë të pijshëm, gastronomët në Strugë ankohen për ulje të numrit të vizitorëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?