By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Meteorologu grek paralajmëron stuhi të forta në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Meteorologu grek paralajmëron stuhi të forta në Shqipëri
Shqipëri

Meteorologu grek paralajmëron stuhi të forta në Shqipëri

admin
Last updated: 29/08/2025 14:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron për fenomene të ekstreme të motit në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore.

Arnaoutoglou që tashmë mban funksionin e eurodeputetit të socialistëve grekë të PASOK-ut, i cili shpeshherë ka folur edhe për Top Channel pasi ka mijëra ndjekës nga Shqipëria dhe jo vetëm, në edicionin e tij të përditshëm në kanalin Youtube thekson dhe lajmëron banorët e zonave në fjalë në Shqipëri, por edhe turistët e shumtë, se priten sasi të mëdha shiu gjatë së shtunës, stuhi të forta me vetëtima dhe breshër të fortë, ashtu siç duket dhe në hartën që publikon.

“Nga mesdita e së shtunës dhe më pas shikoni si bëhen të errëta këto zona në Shqipëri prandaj ju që jeni ose do të shkoni në Shqipëri duhet të dini se fenomenet kohore atje do të kenë edhe forcë dhe kohëzgjatje dhe ndoshta do të ketë përmbytje të mëdha. Kujdes të gjithë ju që ndodheni atje”, shprehet ai.

Gjithashtu këto fenomene do të shfaqen edhe në veri të detit Jon edhe në zonat perëndimore të Greqisë në kufij me Shqipërinë, nga Janina e deri në Follorinë. Sinoptikani grek thekson se këto fenomene do te zgjasin nga mesdita e së shtunës do të vazhdojnë gjatë pasdites, në orët e vona të natës , deri të dielën në mesditë. Sipas tij duhet pasur kujdes tek zonat e ulta më të prekshme për përmbytje nga ora dy pas mesdite deri në mbrëmje.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, raporton se fenomenet do të jenë lokale dhe nuk përjashtohen reshje shiu në Tiranë ose përreth saj, në Durrës, Shëngjin e Shkodër.

Si gjithnjë kujdesi më i mirë gjatë fenomeneve kohore është evitimi i qarkullimit gjatë stuhive dhe kalimi me makinë në rrugët me risk për përmbytje. /Tch/

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aggeler vizitoi punimet në pjesën e Korridorit 8-Tetovë-Gostivar: Punë mbresëlënëse!
Next Article Bujar Osmani: “Qytetarët flasin, unë dëgjoj” – VLEN: Po 23 vitet e kaluara ku ishe?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?