By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: BDI fshiu mijëra shqiptarë nga regjistrimi, koha për përgjegjësi!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: BDI fshiu mijëra shqiptarë nga regjistrimi, koha për përgjegjësi!
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: BDI fshiu mijëra shqiptarë nga regjistrimi, koha për përgjegjësi!

admin
Last updated: 29/06/2025 12:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor – Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, ka akuzuar sërish BDI-në se ka fshirë qëllimisht mijëra shqiptarë nga regjistrimi i popullsisë së vitit 2021, në atë që ai e quan “tradhti kombëtare”.

Në një status të publikuar në Facebook, Mexhiti shkruan: “E kuptoj nervozën e BDI-së kur hapet tema e regjistrimit të popullsisë. Ata më së miri e dinë se deri sa kryhej operacioni i fshirjes së shqiptarëve, ata merreshin me operacione të pasurimit dhe nuk u interesonte asgjë tjetër”.

Ai thekson se BDI-ja sot po përpiqet të mbulojë të vërtetën me “patriotizëm të rrejshëm në Facebook”, ndërkohë që shpalos disa të dhëna alarmante nga zona e Strugës:

Në fshatin Ladorisht: janë regjistruar 1.344 banorë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 persona – një diferencë prej mbi 1.000 vetësh.

Në fshatin Veleshtë: regjistrimi tregon 2.196 banorë, por kanë votuar 2.377 qytetarë – afro 200 më shumë.

Në fshatin Livadhi: edhe aty numri i votuesve në zgjedhje ka tejkaluar numrin e të regjistruarve në vitin 2021.

“BDI me politikat destruktive, përveç që shpërnguli qindra mijëra njerëz jashtë shtetit, edhe ata që mbetën në zonat shqiptare, i ka fshirë nga evidenca”, thekson Mexhiti.

Sipas tij, vetëm nga tre fshatrat e Strugës janë “harruar” mbi 5.000 shqiptarë, ndërsa numri i përgjithshëm në nivel republikan do të jetë edhe më tronditës.

“Koha për përgjegjësi për tradhtitë kombëtare ka ardhur dhe përgjegjësi do të ketë!”, përfundon ai, duke paralajmëruar veprime konkrete ndaj atyre që e kanë lejuar apo zbatuar këtë proces, që sipas tij, është një manipulim i rëndë dhe i qëllimshëm.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI vazhdon të heshtë! Për çfarë pazari urdhëruan fshirjen e mërgatës nga regjistrimi?
Next Article Rruga Industriale në Kumanovë e harruar nga kreu i komunës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?