By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Çështja e Medresesë po zgjidhet me ligj të posaçëm, pas 30 vitesh manipulime nga qeveritë e mëparshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Çështja e Medresesë po zgjidhet me ligj të posaçëm, pas 30 vitesh manipulime nga qeveritë e mëparshme
Maqedoni

Mexhiti: Çështja e Medresesë po zgjidhet me ligj të posaçëm, pas 30 vitesh manipulime nga qeveritë e mëparshme

admin
Last updated: 25/06/2025 15:08
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 qershor – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka deklaruar se çështja e Medresesë “Isa Beu” do të marrë zgjidhje ligjore përfundimtare pas dekadash manipulimesh politike nga qeveritë e mëparshme.

“Medreseja është një ndër çështjet me të cilën janë manipuluar fushatat zgjedhore për 30 vite, por kurrë nuk ka pasur zgjidhje. Kjo është e kaluara. Qasja jonë nuk është politika ditore, por zgjidhje ligjore,” theksoi Mexhiti.

Ai njoftoi se nga 2 qershori, ligji i posaçëm që përfshin Medresenë “Isa Beu” dhe shkollën e mesme të Kishës Ortodokse ka hyrë në shqyrtim publik për 30 ditë dhe aktualisht kanë mbetur edhe 17 ditë për komente nga institucionet kompetente.

Pas kësaj faze, ligji do të kalojë në procedurë qeveritare e më pas parlamentare, ku çdo deputet do të ketë mundësi të kontribuojë. Mexhiti sqaroi se ligji ofron zgjidhje të qëndrueshme për njohjen e diplomave të nxënësve që përfundojnë këto shkolla fetare.

“Për herë të parë po mbyllet edhe kjo çështje, që deri më sot ka qenë e trajtuar në mënyrë gjysmake. Tash po e zgjidhim me ligj të posaçëm dhe zgjidhje afatgjate,” tha ai.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryeparlamentari Gashi: Takime për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe diplomatik
Next Article Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndërmerr masa për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e valëve të të nxehtit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?