By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban
Maqedoni

Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban

admin
Last updated: 05/10/2025 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, në bashkëpunim me arkitektin me renome botërore, z. Bajram Vardar, sot prezantuan Master Planin për Çairin – një dokument strategjik që synon transformimin e komunës në model të zhvillimit të qëndrueshëm, me infrastrukturë moderne, gjelbërim urban, hapësira kulturore dhe qendra të reja arsimore e rinore.

Master Plani është rezultat i punës së një ekipi të gjerë ekspertësh nga Turqia dhe Maqedonia e Veriut, nën drejtimin e arkitektit Bajram Vardar – urbanist me origjinë nga Shkupi, i cili ka zhvilluar karrierë të suksesshme në Turqi dhe ka qenë pjesë e ekipit të ngushtë të presidentit Rexhep Taip Erdogan gjatë kohës kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Stambollit. Në ekip kanë marrë pjesë edhe ekspertët e njohur Nadir Dogan dhe dr. Mustafa Tutar, përkrah specialistëve vendorë që kanë garantuar përshtatjen e planit me realitetin dhe nevojat e Çairit.

Master Plani mbështetet në shtatë shtylla kryesore zhvillimi:
1. Komunikacioni
2. Ruajtja e trashëgimisë kulturore
3. Turizmi dhe ekonomia
4. Arsimi
5. Kultura dhe arti
6. Rekreimi dhe sporti
7. Transformimi urban

Në fokus të planit janë zgjidhjet konkrete për lehtësimin e komunikacionit dhe modernizimin e infrastrukturës. Vizioni parasheh ndërtimin e bulevardit “Kroacia” dhe “Mali i Zi”, duke mundësuar lëvizjen nga Autokomanda në drejtim të Sarajit pa kaluar nëpër Çair. Gjithashtu, parashikohet zgjerimi i bulevardeve “Mithat Frashëri” ( brigada Maqedonase-Kosovare), “Xhon Kenedi” dhe “Cvetan Dimov”, si dhe shpërthimi i nyjeve kyçe që do të mundësoj lehtësimin e qarkullimit. Një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i rrethit të komunikacionit përreth parkut- pyll Gazi Babë.

Një tjetër komponentë thelbësore është revitalizimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ku parashihen masa konkrete për rritjen e numrit të turistëve, zhvillimin ekonomik dhe kulturor të zonës, duke i kthyer hanet tradicionale në qendra funksionale dhe epiqendra të jetës urbane.

Projekti parashikon gjithashtu krijimin e 5000 vendeve të reja parkimi, përfshirë parkingje mekanike, si dhe ndërtimin e qendrave të reja rinore, rinovimin e shkollave ekzistuese dhe krijimin e një kampusi të ri modern për Universitetin “Nënë Tereza”.

Një pjesë e veçantë e Master Planit i kushtohet projektit “Qendra Moderne Tophane”, që synon të transformojë lagjen Tophane në një hapësirë ikonike dhe atraktive për Shkupin, duke ndërthurur gjurmët e besimit, trashëgimisë dhe kulturës me një gjuhë moderne arkitekturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Ngjarja e prezantimit të Masterplanit u ndoq nga qytetarë, arkitektë, urbanistë, përfaqësues të mediave dhe personalitete publike, të cilët përshëndetën këtë iniciativë si një hap të madh drejt transformimit të Çairit në një komunë evropiane me identitet të fortë urban e kulturor.

 

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Turizmi në Hong Kong merr rritje të vrullëshme gjatë festave
Next Article Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?