By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Gjuha është përcaktuesi themelor i tërësisë shqiptare, që kalon kufijtë politikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Gjuha është përcaktuesi themelor i tërësisë shqiptare, që kalon kufijtë politikë
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Gjuha është përcaktuesi themelor i tërësisë shqiptare, që kalon kufijtë politikë

admin
Last updated: 22/11/2024 15:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor –  Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti në emër të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut u drejtua në manifestimin shkencor të titulluar “Ditët e Alfabetit” nën organizim të Institutit për Tashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – ITKSHSH.

Siç njofton MMJPH-ja, zëvendëskryeministri Mexhiti, nën kujdesin e të cilit organizohen eventet për shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për popullin shqiptar, në manifestim tha se të flasësh për identitetin shqiptar si identitet përbërës i peisazhit të pasur kulturor e identitar evropian, e të mos flasësh për gjuhën si themelin e tij, është e pamundur.

“Gjuha është përcaktuesi themelor i tërësisë shqiptare që kalon kufijtë politikë e territorialë, dhe që homogjenizon kombin shqiptar si një tërësi sot.  Që një popull të jetojë ose të mbijetojë, nevojitet kodifikimi ose sistemimi i memories kolektive në një formë të organizuar ose thënë më thjeshtë, në dëshmi të shkruara që i mbijetojnë kohës.  E që këto dëshmi të ruhen, të organizohen në mendime, letërsi, art, koncepte politike e të ngjashme, duhet ekzistuar një element homogjenizues i organizuar i identitetit kombëtar çfarë është gjuha.  Dhe gjuha pa alfabet nuk ka modus shprehjeje, nuk ka zë, është sikur e paqenë’, tha Mexhiti.

Ai shtoi se në një botë gjithnjë e më të integruar dhe të dominuar nga i ashtuquajturi imperializëm gjuhësor dhe nga dominimi i “gjuhës”, shenjave, kodeve të teknologjisë, detyra jonë si intelektualë, politikanë, studiues e kërkues, ngelet që të bëjmë përpjekje për të ruajtur gjuhën dhe identitetin tonë kulturor.

“Në këtë kontekst, politikat gjuhësore të institucioneve janë të një rëndësie pothuajse ekzistenciale për mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit gjuhësor të një grupi etnik, prandaj, dua të deklaroj publikisht para jush se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e determinuar për të ndërtuar një politikë të atillë institucionale e cila do t’i respektojë dhe kultivojë dallimet gjuhësore dhe ato do t’i trajtojë si asete dhe vlera të shtuara të shoqërisë.  Për ta dëshmuar këtë, ne do të mbështesim dhe stimulojmë ngjarje kulturore e artistike, projekte shkencore e akademike, të cilat do ta kultivojnë diversitetin tonë si një cilësi të çmuar për të cilën jemi krenarë të gjithë’, tha Mexhiti.

Në manifestimin morën pjesë ministra, deputetë, diplomatë nga  Ambasadat e SHBA-së, vendeve të Bashkimit Evropian, Shqipërisë, Kosovës dhe nga shtetet e rajonit.

Eventet për shënimin e Ditës së Alfabetit shqip, nën patronatin e zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti filluan sot me Akademi Solemne në Qeverinë e RMV-së, më pas me manifestim shkencor në ITKSHSH dhe me me Ndarjen e Çmimit “22 Nëntori” në Kuvendin republikan, në pjesën e dytë në Manastirin e shkronjave me vizitë në Muzeun e Alfabetit, zhvillimin e Ekspozitës “22 Nëntori në Telajo” në sheshin e Manastirit, Panel diskutim “22 Nëntori-Dita e Alfabetit, Gjuha shqipe-identiteti ynë” dhe përmbyllen në mbrëmje me Koncert në Pallatin e Kulturës në Manastir.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Next Article Ministria e Jashtme: Kina po zbaton politikën e njëanshme pa viza për 29 vende

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?