By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Nga 100% maqedonisht, provimet profesionale i bëjmë 100% shqip
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Nga 100% maqedonisht, provimet profesionale i bëjmë 100% shqip
MaqedoniTOP LAJM

Mexhiti: Nga 100% maqedonisht, provimet profesionale i bëjmë 100% shqip

admin
Last updated: 28/11/2026 14:30
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 nëntor, Argument – Bashkëkryetari VLEN-it Izet Mexhiti tha se ky është një avancim në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, duke theksuar se nga ardhja e VLEN-it në pushtet janë ndërmarrë hapa konkretë për mundësimin e provimeve profesionale në gjuhën shqipe.

Sipas tij, në gjuhën shqipe tashmë mbahet provimi për revizorë dhe auditorë të autorizuar shtetërorë, ndërsa mundësia për të dhënë provimet në shqip është paraparë edhe për agjentët e sigurimeve që licencohen nga MAPAS.

Ai bëri të ditur se në këtë listë përfshihen edhe provimet profesionale për ekspertët e vlerësimit të ndikimit të projekteve në mjedis dhe të vlerësimit strategjik të mjedisit, si dhe provimet për drejtorë, edukatorë, punëtorë dhe kujdestarë profesionalë në institucionet parashkollore.

Po ashtu, Mexhiti përmendi provimet profesionale për mjekët, stomatologët dhe motrat medicinale, ndërsa njoftoi se në kuadër të Ministrisë së Kulturës është themeluar për herë të parë një njësi për përkthim dhe lektorim.

Duke folur për këtë çështje, Mexhiti tha se nga viti 2002 deri në vitin 2024, provimet profesionale, licencimet dhe provimet shtetërore në institucionet shtetërore janë zhvilluar në gjuhën maqedonase, pavarësisht gjuhës në të cilën kandidatët kishin përfunduar studimet.

Ai gjithashtu përmendi provimin e jurisprudencës, duke thënë se pas hapave të ndërmarrë, studentët shqiptarë së shpejti do të kenë mundësi ta japin atë në gjuhën shqipe.

Mexhiti hodhi poshtë pretendimet për regres në përdorimin e gjuhës shqipe dhe shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërsa kritikoi opozitën shqiptare, duke e akuzuar për manipulim të fakteve dhe përpjekje për t’i atribuuar vetes meritat për këto çështje.

“Duke hapur kapitullin e provimeve profesionale në gjuhën shqipe, ne po bëjmë atë që BDI për 20 vite vetëm e premtonte”, deklaroi Mexhiti.

Ai tha se VLEN do të vazhdojë angazhimin për respektimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe në procedurat ku qytetarët ushtrojnë të drejtat e tyre.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës
Next Article Siljanovska-Davkova: Nuk kam asnjë rol në rastin e “Alta Bankës”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?