By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Qeveria është stabile, mbështetet nga 78 deputetë dhe më shumë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Qeveria është stabile, mbështetet nga 78 deputetë dhe më shumë
Maqedoni

Mexhiti: Qeveria është stabile, mbështetet nga 78 deputetë dhe më shumë

admin
Last updated: 26/10/2024 15:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 tetor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti hedh poshtë idenë e largimit nga Qeveria, me këtë rast duke cekur se për çdo ditë po punohet me intensitet të lartë, ndërsa prioriteti kryesor i Qeverisë është integrimi evropian dhe se kjo është e vetmja rrugë për vendin.

Ai, në emisioni Trilling të TV24 tha se në periudhën e kaluar e ka realizuar prioritetin e VLEN-it për të luftuar me biznesin e kazinove, ku ka rezultate të dukshme, por edhe se një nga shtyllat e bashkëpunimit është decentralizimi ku po ndodh një revolucion.

Mexhiti përkujtoi se një nga shtyllat e bashkëpunimit të Qeverisë së re të OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it është decentralizimi.

Ai tha se Qeveria aktualisht është duke e zbatuar projektin për ndarjen e 100 milionë eurove për komunat, pa marrë parasysh përkatësinë politike dhe etnike të kryetarëve të komunave.

Sipas zëvendëskryeministrit, aktualisht në komuna po ndodh një revolucion dhe në muajt në vijim do të shihet kudo se si po zgjidhen problemet specifike me të cilat përballen qytetarët, në mënyrë që ata të kenë një jetë më cilësore.

“Nuk mund të flasim gjatë gjithë kohës për frontin europian, për BE-në dhe standardet, ndërsa t’i lejojmë qytetarët të merren me ujërat e zeza dhe me ujësjellësin”, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Demokratike në intervistë tha se VLEN kanë marrë pjesë së bashku në zgjedhjet parlamentare dhe si koalicion janë pjesë e Qeverisë dhe nuk ka dyshim se do të dalin bashkë edhe në zgjedhjet lokale.

Me këtë rast, kreu Mexhiti ka theksuar se është e mundur zgjerimi i koalicionit VLEN, duke pasur parasysh se ndërkohë shumë parti po e braktisin Frontin Evropian dhe i njëjti po përçahet.

“VLEN nuk ka asnjë dilemë. Dilema është nëse deri atëherë (zgjedhjet lokale) VLEN do të shkrihet në një apo do të jetë vetëm një ombrellë prej katër deri në pesë subjekte. Me çdo kusht VLEN do të performojë së bashku në zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Mexhiti

- Advertisement -
Ad imageAd image

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale.

“Mendoj se nuk ka nevojë. Kjo mazhorancë dhe Qeveria mbështetet nga 78 deputetë e më shumë”, tha Mexhiti.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Të gjithë projektet e komunës së Gazi Babës morën “dritë të gjelbër” – ja cilat do të jenë dobitë për qytetarët nga paratë e krediti hungarez
Next Article Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?