By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Studentët e universiteteve shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në Çair
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Studentët e universiteteve shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në Çair
Maqedoni

Mexhiti: Studentët e universiteteve shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria bëhen bashkë në Çair

admin
Last updated: 28/11/2026 13:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor, Argument – Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair sot ka nisur Universiada Mbarëkombëtare “Çair 2026”, e cila për dy ditë do të bashkojë studentë dhe ekipe sportive nga universitetet shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, bëri të ditur se në këtë aktivitet sportiv marrin pjesë ekipe universitare nga Shkupi, Tetova, Prishtina, Tirana dhe Vlora, të cilat do të garojnë mes vete në disiplina të ndryshme sportive.

Sipas Mexhitit, përveç garave sportive, Universiada paraqet edhe një mundësi për studentët që të njihen mes vete, të vizitojnë Çairin dhe të krijojnë bashkëpunime e lidhje që mund të vazhdojnë edhe pas përfundimit të aktivitetit.

Ai theksoi se investimet në sport dhe hapësirat publike janë në funksion të të rinjve, ndërsa organizimi i aktiviteteve të tilla e shndërron Shkupin në një pikë takimi për studentët shqiptarë nga rajoni.

Mexhiti falënderoi Universitetin “Nënë Tereza” dhe Këshillin Organizativ për organizimin e Universiadës, duke vlerësuar se pjesëmarrja e universiteteve dhe federatave nga Kosova dhe Shqipëria krijon mundësi për vazhdimin e bashkëpunimit përmes garave dhe aktiviteteve të përbashkëta gjatë gjithë vitit.

Në fund, kryetari i Çairit u uroi mirëseardhje të gjitha ekipeve pjesëmarrëse dhe suksese në garat e Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!
Next Article Saveski dhe Toshkovski ranë dakord për masa konkrete për veprim urgjent në rastet e dhunës në familje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?