By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti takoi Zëvendësambasadoren e SHBA, Nicole Varnes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti takoi Zëvendësambasadoren e SHBA, Nicole Varnes
Maqedoni

Mexhiti takoi Zëvendësambasadoren e SHBA, Nicole Varnes

admin
Last updated: 08/10/2024 13:45
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti ka takuar gjatë ditës së djeshme Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes.

“Dje zhvillova një takim shumë të frytshëm me Zëvendësambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes. E falënderova për mbështetjen e palëkundur që SHBA i jep Maqedonisë së Veriut, sidomos në procesin e integrimit në BE.

Diskutuam për marrëdhëniet e forta midis vendeve tona dhe për rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, është deklaruar Mexhiti.

Ai më tej ka sqaruar se në këtë takim, ka nënvizuar se, përveç përgjegjësive si zëvendëskryeministër, roli i tij si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor merr një rëndësi të veçantë për shkak të sfidave të mëdha mjedisore me të cilat po përballemi. Këtu përfshihet kriza energjetike, ndotja dekadëshe e ajrit, menaxhimi i mbetjeve, sigurimi i furnizimit me ujë të pastër dhe trajtimi i ujërave të zeza.

“Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në përballjen me krizën klimatike dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj politikave që mbrojnë mjedisin, sepse kjo është mënyra më e mirë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, një prioritet i domosdoshëm”, është shprehur Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Universiteti i Tetovës dhe IPKKF “RINIA” – Tetovë nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Next Article BDI: 380.000 Euro për shërbime bravandreqëse-salduese nga Qeveria jolegjitime në ESM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?