By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MF: Komisioni për sigurim të auto përgjegjësisë mbajti takim për rritjen e premisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > MF: Komisioni për sigurim të auto përgjegjësisë mbajti takim për rritjen e premisë
Ekonomi

MF: Komisioni për sigurim të auto përgjegjësisë mbajti takim për rritjen e premisë

admin
Last updated: 26/04/2024 16:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Ministria e Financave lidhur me vendimet e miratuar nga kompanitë e sigurimeve për rritjen e vlerës bruto të premisë për sigurimin e autopërgjegjësisë, sot ka thirrur Komisionin e Sigurimit të Autopërgjegjësisë, i cili ka mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, u konstatua se, të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit.

Njëkohësisht, Ministria e Financave në bazë të njoftimit të marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit, që është rregullatorja e sektorit të sigurimit, sot iu drejtua Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës, me qëllim që të shqyrtohet nëse janë shkelur rregullat e veprimit të drejtë dhe konkurrues, sipas dispozitave të Ligjit të Mbrojtjes së Konkurrencës.

Gjegjësisht, Komisioni i auto përgjegjësisë, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas Ligjit të Sigurimit të Detyrueshëm në Trafik (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.88/05, 70/06, 81/08, 47/11, 135/11, 112/14 dhe 145/15) është themeluese dhe përbëhet nga anëtarët e Ministrisë së Financave, Byrosë Nacionale të Sigurimit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit, është kompetent për përcaktimin e tarifës së primeve të sigurimit të automjeteve për pronarët e automjeteve për përgjegjësin e dëmeve të shkaktuara ndaj personave të tretë.

Përkatësisht, përcaktimi i premisë së sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit – i siguruari, dhe që përbëhet nga premia teknike që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit dhe një pjesë e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) që i përcakton vetë shoqëria e sigurimit me vendim të veçantë të shoqërisë së sigurimit.

Duke vepruar kështu, theksojmë se premia teknike e cila është pjesë e premisë së sigurimit që e paguan kontraktuesi i sigurimit – i siguruari dhe që e përcakton Qeveria me propozim të Komisionit, mbetet e pandryshuar. Me vendimet e miratuara nga ana e shoqërive të sigurimit, të cilat i janë dorëzuar Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimit në datën 23 prilli të vitit 2024, ndërsa me zbatim nga data 25 prilli të vitit 2024 është kryer korrigjimi i çmimit në pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie).

Ministria e Financave gjatë ditës së djeshme u informua  nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve, si rregullatore e tregut të sigurimeve në vend, se shumica e shoqërive të sigurimeve kanë miratuar vendime dhe kanë dorëzuar  njoftim në Agjenci për rritjen e vlerës së premisë-bruto për sigurimin e auto përgjegjësisë më datë 23 prill të vitit 2024, me zbatim nga data 25 prilli të vitit 2024 dhe me ndërhyrje në pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të shpenzimeve të zhdrejta (shpenzime regjie) të cilat shoqëritë e sigurimit e përcaktojnë në mënyrë të pavarur.

Ministria e Financave me qëllim të transparencës dhe para shikueshmërisë së proceseve në punën saj, praktikon qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim me grupet e interesit gjatë miratimit të vendimeve.

You Might Also Like

Rritja e çmimeve shqetëson qytetarët

“Business leader” shpërblen titanët e ekonomisë së Maqedonisë: Edicioni i dytë i ngjarjes më prestigjioze të biznesit

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes
Next Article Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?