By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes
Maqedoni

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes

admin
Last updated: 26/04/2024 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes.

Pas takimeve të fundit të zhvilluara në Tiranë në fund të muajit shkurt, ai i sotmi u zhvillua në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, e ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të ministrive që mbulojnë fushat e integrimit evropian dhe të financave e ekonomisë, nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkë me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Përgjatë tryezave të diskutimit dhe sesionet e zhvilluara në kuadër të ngjarjes së sotme, bisedat u fokusuan rreth prioriteteve të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. U theksuan veçanërisht aksesi në Single Euro Payment Area (SEPA), fuqizimi i shkëmbimeve tregtare dhe përmirësimi i infrastrukturës, si dhe avancimi në fushat e teknologjisë, digjitalizimit e inovacionit.

Në adresimet e tij, zëvendëskryeministri Bislimi i vlerësoi ato si nisma të mirëpritura, e ku vendi ynë po angazhohet intensivisht. Më tej, ai theksoi rëndësinë e Planit të Rritjes dhe të bashkëpunimit rajonal, kontributin dhe punën e bërë nga ekipi ynë në këtë proces, si dhe nënvizoi veçanërisht përkushtimin për përfundimin e agjendës së reformave, finalizimin sipas planit rajonal që është në muajin e ardhshëm e përfundimin e ligjeve të nevojshme për aderim në SEPA. Në përfundim, zëvendëskryeministri shtoi se Republika e Kosovës është e gatshme që në të ardhmen e afërt, organizime të tilla si ngjarja e sotme, të zhvillohen edhe në vendin tonë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Next Article MF: Komisioni për sigurim të auto përgjegjësisë mbajti takim për rritjen e premisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?